Flash

Video/ Juventus sheh eleminim te porta: triumf i Real e City

Lapsi.al 14 September 2022
Video/ Juventus sheh eleminim te porta: triumf i Real e City

Futboll i madh në mbrëmjen e të mërkurës ku nuk mungojnë rezultatet befasuese. Chelsea nuk fiton në debutimin e Potter dhe është në telashe. Real e City nuk diskutojnë rivalët e tyre, duke dominuar grupet respektive. Sheh eleminimin pranë Juventus, me zero pikë, i mundur 1-2 në shtëpi nga Benfika.

GRUPI A

Napoli mposhti Rangers me rezultatin 3-0 në transfertën e Glasgoë, e vlefshme për ditën e dytë të Champions. Blutë e Spallettit, me pikë të plota pas fitores ndaj Liverpool, zhbllokuan ndeshjen me penallti. Politano nuk gaboi në minutën e 68-të, pas dy gabimeve nga pika e bardhë e Zielinskit (pritje dhe topi i rikthyer). Një provë force për Napolin disa herë pranë golit të dytë, që në pjesën e parë, duke nisur nga shtylla e Zielinskit. Skuadra e Spalletit pastaj ishte e aftë të mbyllte ndeshjen në fund – në epërsi numerike – me golat e Raspadorit dhe Ndombele.

GRUPI E

Buzëqesh Milan, i vetëm në grupin E pas barazimit 1-1 mes Chelsea dhe Salzburg. Në debutimin e Potterit në pankinën e Chelsea, Blues luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, por shënuan në fillimin e të dytës. I zakonshmi Sterling kaloi në avantazh londinezët. Por kur vendasit dukej se e kishin lojën në kontroll, Okafor (75') barazoi në mënyrë të habitshme rezultatin.

GRUPI F

Fitorja e dytë në dy ndeshje për Real Madrid që kryeson grupin. Skuadra e Ancelottit vuajti në shtëpi ndaj Leipzig, duke rrezikuar disa herë disavantazhin. Por në fund shënoi në minutën e 79-të me Valverde, një blic që shpëtoi kampionët në fuqi të Evropës. Goli i Asensios në shtesë i lejoi Ancelottit të festojë fitoren 2-0 dhe të 100-ën në karrierë në Champions League. Në vendin e dytë është Shakhtar pas barazimit 1-1 me Celtic Glasgow.

GRUPI G

Është Haaland, ish-i i madh i ndeshjes, që shpëtoi 2-1 Manchester City në shtëpi ndaj Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 56-të me Bellingham. Skuadra e Guardiolës luajti keq dhe vetëm një gol i papritur i Stones solli barazimin. Një goditje nga jashtë zonës që mposhti një Meyer fajtor në minutën e 80-të. City u zgjua dhe kaluan vetëm katër minuta kur Haaland përfundoi përmbysjen. Norvegjezi shfrytëzoi një asist të shkëlqyer të Cancelos. Anglezët me pikë të plota dhe Borussia e dyta me tre pikë. Kanë nga një pikë në dy ndeshje Copenhagen e Sevilla, pas 0-0 në Danimarkë.

GRUPI H

Juventusi rrëzohet 2-1 në Stadium kundër Benfica dhe mbetet i fundit në Grupin H të Champions League. Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 4' me një goditje të shkëlqyer me kokë të Milik. Por më pas skuadra e Allegrit u zhduk gradualisht nga fusha dhe u barazuan nga penalltia e Joao Marios (44'). Në pjesën e dytë, përmbysjen e fikson Neres (55) dhe Perin shpëton disa herë portën. Tashmë kualifikimi për në 1/8 është shumë i komplikuar për djemtë e Allegrit.

PSG vuan më shumë se sa pritej para se të mposhtte Maccabi Haifa 3-1. Izraelitët ishin ata që kaluan në epërsi me Chery në minutën e 24-të. Pastaj Messi, Mbappè dhe Neymar shpërthyen duke shënuar nga një gol për të vendosur parisienët në vendin e parë, së bashku me Benfikën. Juventus në telashe, i fundit me zero pikë, ashtu si Maccabi.

Champions League

Group A

Rangers 0-3 Napoli

Group E

AC Milan 3-1 Dinamo Zagreb

Chelsea 1-1 FC Salzburg

Group F

Shakhtar Donetsk 1-1 Celtic

Real Madrid 2-0 RB Leipzig

Group G

FC Copenhagen 0-0 Sevilla

Manchester City 2-1 Borussia Dortmund

Group H

Juventus 1-2 Benfica

Maccabi Haifa 1-3 Paris Saint-Germain

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI