Flash

Skandal në Spanjë: Rubiales, festa private e orgji me paratë e Federatës

Lapsi.al 15 September 2022
Skandal në Spanjë: Rubiales, festa private e orgji me paratë e

Një skandal i ri po përfshin Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe presidentin e saj. Luis Rubiales ka qenë në qendër të polemikave të shumta edhe në të kaluarën. Ish-shefi i kabinetit dhe xhaxhai i numrit 1 të federatës, Juan Rubiales, ka denoncuar para zyrës së prokurorit antikorrupsion se ka përdorur paratë e RFEF-së për tia “bërë jetën të lehtë presidentit”. Sipas asaj që publikoi “El Mundo”, kjo nënkuptonte duke organizuar edhe festa private. Një stuhi polemikash ka shpërthyer në Spanjë.

Sipas informacioneve ku gazeta e Madridit ka patur akes, Luis Rubiales ka mbajtur “në fillim të vitit 2020 një festë në një vilë private në Salobreña”. Në teori ishte për të zhvilluar disa “ditë pune”. Xhaxhai, megjithatë, deklaroi se ato ishin takime të organizuara "ekskluzivisht për argëtimin e tij (Rubiales) dhe ekipit të tij të bashkëpunëtorëve më të afërt. Më keq akoma, ishte se "shpenzimet ishin paguar me kartat e kompanisë RFEF". Ai shtoi gjithashtu se “një grup prej tetë apo dhjetë vajzash ishin ftuar nga ish-futbollisti dhe miku i presidentit Nené”.

Lexo më tej: Federata spanjolle, 24 milionë për Pique për Superkupën në Arabi: plasin polemikat

LUFTA KUNDËR AFE

Juan Rubiales, i cili u shkarkua nga Federata Spanjolle e Futbollit më 18 gusht 2020, tha gjithashtu se nipi i tij i kërkoi atij t'i gjente "një formulë që paratë e federatës t'i shkonin babait të tij". Përveç kësaj, ai shpjegoi se presidenti kishte vendosur "të kontrollojë David Aganzo, president i AFE (Shoqata e futbollistëve spanjollë). Për këtë ai punësoi një agjenci hetimore për të zbuluar se me kë është takuar, me kë ka folur dhe kush e ka mbështetur... Pagesa për këto shërbime survejimi kryhej nëpërmjet një shoqërie në pronësi të avokatit Ramón Caravaca. Është ai që paguan kompaninë që kryen mbikëqyrjen”. Sipas tij, këto shërbime më pas i janë ngarkuar RFEF-it.

FEDERATA E MOHON

Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit i ka mohuar “me vendosmëri” akuzat e paraqitura para prokurorëve nga vetë xhaxhai i presidentit dhe ish-shefi i kabinetit të tij. Federata pretendoi se pala e supozuar ishte në fakt një "takim pune" në të cilin mori pjesë vetë Juan Rubiales. Qiranë e pronës ku mbahej festa e paguante secili ndihmës i tij, jo me fondet e federatës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI