Flash

Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol 'sherifi' është Ronaldo

Lapsi.al 15 September 2022
Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol

Spektakël e gola në Europa League. 27 gola janë shënuar në 8 ndeshjet e para të raundit të dytë të kompeticionit, 12 nga të cilat në dy ndeshjet e grupit F. Shembet Lazio në Danimarkë, me Midtjylland që i jep një leksion të fortë Sarrit. Feyenoord shënon madje 6 në portën e fatkeqit Sturm Graz. Fitore edhe për Manchester United, që grabit Sheriff në Moldavi me golat e Sancho e Ronaldos.

Pas humbjes në debutim, Manchester United zhbllokohet edhe në Europa League. Sancho dhe Cristiano Ronaldo nënshkruan 2-0 përballë Sheriff. Po në grupin E, Real Sociedad buzëqesh: 2-1 ndaj Omonias. Skenari përmbyset në grupin e Lazios e shkundur keq nga Midtjylland. Feyenoord mund 6-0 Sturm Graz e të gjitha skuadrat janë me nga tre pikë. Shemben francezet: Monaco mposhtet nga Ferencvaros (1-0), Nantes del e dërrmuar nga sfida me Qarabag (3-0). Fitore ndërkohë për Trabzonspor dhe Freiburg.

E pabesueshme ajo që ndodhi me Lazion e Hysajt. Bardhekaltrit fundosen në ndeshjen e dytë të Europa League. Pas rezultatit 4-2 ndaj Feyenoord, djemtë e Sarri janë mposhtur 5-1 nga Midtjylland. Një mbrëmje makthi për italianët në MCH Arena. Pas një fillimi të ekuilibruar, danezët shënuan dy gola në katër minuta me Paulinhon (26') dhe Kaba (30'). Lazio nuk arriti të reagojë dhe diferenca u bë e frikshme në pjesën e dytë. Trisin e vendasve e shënoi me penallti Evander (52'), më pas Milinkovic Savic (57') ringjalli shpresat, por Isaksen (67') dhe Sviatchenko (72') mbyllën rezultatin.

Europa League

Group E

FC Sheriff 0-2 Manchester United

Real Sociedad 2-1 Omonia Nicosia

Group F

FC Midtjylland 5-1 Lazio

Feyenoord 6-0 Sturm Graz

Group G

Olympiacos 0-3 Freiburg

Qarabag FK 3-0 Nantes

Group H

Monaco 0-1 Ferencvaros

Trabzonspor 2-1 FK Crvena Zvezda

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI