Flash

Video/ Fiorentina turpërohet në Stamboll: surpriza në Conference League

Lapsi.al 15 September 2022
Video/ Fiorentina turpërohet në Stamboll: surpriza në Conference

Gola, surpriza e fitore të rëndësishme, në ndeshjen e mbrëmjes së vonë në Conference League. Fiorentina fundoset nga gabimet e Gollinit, duke dalë të shkatërruar nga Turqia. Fitore e rëndësishme e West Ham, ndërsa edhe Villareal bën dy fitore në dy ndeshje në grupin e tij të këtij kompeticioni.

Në ditën e dytë të Conference League, Fiorentina u mund 3-0 ndaj Basaksehir Istanbul. Turqit e drejtuar nga ish-lojtari i Interit, Emre Belozoglu dominuan ndeshjen. Në Stamboll u zhvillua një pjesë e parë pa gola, më pas loja u lirua në minutën e 57-të me golin e Gürler. Sulmuesi i Basaksehirit dyfishoi në minutën e 71-të falë gabimit të Gollinit. Portieri lejoi sulmuesin t'i merrte topin jashtë zonës, për një gol të thjeshtë. Në minutën e 90' erdhi trisi turk me Traoré, ende me portierin viola fajtor.

Lexo më tej: Ballkani një hap larg arritjes në ECL: Dajën e mposht ish-sulmuesi i tij

Në ndeshjet e tjera, sukses i rëndësishëm i West Ham. Anglezët u imponuan 2-3 në shtëpinë e Silkeborg. Vendasit e zhbllokuan ndeshjen pas 5 minutash me Kusk, por Hammers barazuan me penallti. I saktë nga pika e bardhë Lanzini në minutën e 13, pastaj Scamacca (25’) e Dawson (38’) siguruan rezultatin. Goli i Tengstedt (75’) vetëm sa shtoi emocione në fundin e ndeshjes. Anglezët kryesojnë me pikë të plota, të ndjekur nga Anderlecht që u ndal 0-0 nga FCSB. Në Grupin C, Villareal godet 1-2 në Izrael ndaj Hapeil Beer Sheva, ndërsa Poznan i bën poker Asutrisë. Merr kryesimin e Grupit D Koln pas fitores 4-2 me Slovaco, ndërsa Partizan Beograd barazon ndeshjen e dytë radhazi.

Europa Conference League

Group A

Istanbul Basaksehir 3-0 Fiorentina

RFS 0-2 Hearts

Group B

FC FCSB 0-0 Anderlecht

Silkeborg 2-3 West Ham United

Group C

Hapoel Beer Sheva 1-2 Villarreal

Lech Poznan 4-1 Austria Wien

Group D

FC Cologne 4-2 Slovacko

Partizan Beograd 1-1 Nice

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI