Flash

Finalja e Champions në Amerikë: shifra të çmendura, Uefa po e mendon

Lapsi.al 17 September 2022
Finalja e Champions në Amerikë: shifra të çmendura, Uefa

Ishte folur edhe më parë, por tani portali spanjoll ‘As’ kthen lajmin në vëmendje. Finalja e Champions League, në një të ardhme pak a shumë të afërt, mund të luhet në SHBA. Promovuesit amerikanë kan parë potencialin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme në nivel planetar. Kjo nënkupton të gjitha pasojat publicitare dhe ato të krijuara nga të drejtat televizive. Ideja erdhi nga suksesi i 'Campeones Cup', turneu që vendos skuadra të MLS, kampionati i Amerikës së Veriut, kundër atyre të Ligës Meksikane.

Sipas 'As', "nuk ka asnjë treg komercial dhe televiziv që të ketë të njëjtën rëndësi si ai amerikan. Kompeticionet e mëdha botërore të futbollit duan të jenë pjesë e tij. Çdo vit rriten finalet dhe turnetë e rëndësishëm që luhen në SHBA. Por mungon më e rëndësishmja: Champions League e futbollit. Ndeshja më e rëndësishme e futbollit evropian nuk është larguar kurrë nga kontinenti i vjetër. Mundësia për të lëvizur jashtë kontinentit është parë me sy të mirë nga UEFA dhe Eca, të cilët duan të zgjerojnë tregun e tyre.

Lexo më tej: Champions, kontratë rekord në SHBA: më shumë se 1,5 miliardë euro për të drejtat TV

Organizatat kryesore të futbollit kontinental sapo kanë shitur të drejtat angleze për SHBA-në te CBS, Viacom dhe Paramount për 1 miliardë e 500 milionë, shifër kjo që do të rritet me rastin e versionit të zgjeruar të Champions duke filluar nga viti 2024. Në fakt, International Champions Kupa, që organizohej çdo verë në SHBA, ka qenë gjithmonë një sukses i madh nga të gjitha këndvështrimet. “Dhe mund të jetë preludi i mbërritjes së Champions League në Amerikën e Veriut.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI