Flash

Mihana, traversë në akrobaci: Egnatia reziston pa gola në Ballsh

Lapsi.al 17 September 2022
Mihana, traversë në akrobaci: Egnatia reziston pa gola në Ballsh

Bylis e Egnatia anulojnë njëri-tjetrin në përpjekje për të marrë përkohësisht kreun e Superiores. Në stadiumin “Adush Muça” mallakastriotët kanë qenë në një farë mënyre dominues për nga rastet. E megjithatë, ishte Egnatia që i shkoi më pranë suksesit. Mihana goditi traversën, pa mundur të ndëshkonte Teqjan, në javën e 5-të të Superiores.

Bylis tentoi që në fillim të merrte frenat e lojës në dorë, edhe pse ishte e vëshitrë përballë një skuadre agresive. E luftuar fort në mesfushë, skuadrat patën momentet e tyre më të mira në mesin e pjesës së parë. Delarzh në dy raste (13' e 31') detyroi Teqjan të bënte shpëtimtarin. Portieri i Bylis iu fal traversës në rovjeshatën e kryer nga Mihana në minutën e 21, që ishte edhe momenti më i bukur i ndeshjes.

Të besuarit e Bellait nga ana tjetër u bënë të rrezikshëm me Antoni Beji, Qardakun e Damcevskin. Rastin më të mirë ballshiotët e kishin në minutën e 55 me të sapofuturin Ruci. Goditja e tij u devijua nga Sherri e më pas Beji nuk e shfrytëzoi si duhet.

Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai, që vinte pas fitores ndaj Laçit në transfertë, nuk mundi të marrë suksesin e dytë radhazi. E njëjta gjë, edhe për rrogozhinasit e Edlir Tetovës, që vinin pas fitoreve radhazi ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Të dy formacionet surprizë dështuan të parakalojnë Partizanin, që mbetet ende i pati, pa luajtur ndeshjen e tij kundër Kukësit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI