Flash

Video/ Berisha shemb Bayern në shtëpi: Dortmund rrëmben kreun

Lapsi.al 17 September 2022
Video/ Berisha shemb Bayern në shtëpi: Dortmund rrëmben kreun

Surprizë në javën e shtatë të Bundesligës. Bayern humbet 1-0 në Augsburg: goli i Berishës vendosi në minutën e 59-të. Në krye të tabelës, në pritje të ndeshjeve mes Union Berlin dhe Freiburg, shkon Dortmund. Borussia mposhti 1-0 Schalken falë Moukokos (79'). Eintracht fitoi 3-1 në fushën e Stuttgart me Rode, Kamada dhe Jakic. Përfundon 1-1 mes Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen.

AUGSBURG-BAYERN 1-0

Surpriza kryesore e javës së shtatë të Bundesligës vjen nga Augsburg, ku Bayern humbi 1-0. Për Nagelsmann ishte ndeshja e katërt pa fitore në kampionat. Sigurisht një risi në historinë bavareze, që humbi pavarësisht Mané, Müller, Musiala e Sané titullarë. Megjithatë, vendasit i rezistuan sulmit të Nagelsmann dhe morën madje fitoren.

Lexo më tej: Video/ Bayern Mynih humbet vendin e parë, Union Berlin e ndal: Freiburg triumfon në Leverkusen

Në minutën e 59 një top i gjatë në zonë, nxorri të lirë Berishën, që nënshkroi 1-0. Sulmi final është i padobishëm, me inputet e Gnabry, Sabitzer dhe Choupo-Moting që nuk mund të ndryshojnë rezultatin. Me këtë humbje, Bayern mbetet në 12 pikë, -3 nga Dortmundi.

DORTMUND-SCHALKE 1-0

Në pritje të Union Berlin dhe Freiburg, Borussia Dortmund është e para në renditje. E gjitha falë një 1-0 në derbin e Ruhr kundër Schalkes. Pas një pjese të parë pa gola Terzic humbi edhe Reus, i zëvendësuar në minutën e 32-të nga Reyna. Në pjesën e dytë trajneri i verdhezinjve gjeti kartën fituese në pankinë. Në minutën e 64-të, Moukoko hyri në vend të Modestes. Kaluan vetëm pesëmbëdhjetë minuta dhe 19 vjecari shënoi me kokë në krosimin e Wolf, duke shënuar golin që vendosi ndeshjen. Me këtë sukses, Dortmundi ngjitet në 15 pikë dhe i gëzohet kryesimit. Vend që mund ta mbajë në rast dështimi të Union Berlin dhe Freiburg.

Bundesliga Germany

Augsburg 1-0 Bayern Munich

Bayer Leverkusen 1-1 Werder Bremen

Borussia Dortmund 1-0 Schalke 04

VfB Stuttgart 1-3 Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI