Flash

Mundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakharov mposht amerikanin e feston me flamur

Lapsi.al 17 September 2022
Mundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakharov mposht amerikanin

Kampion bote në Beograd. Një arritje e paprecedentë e mundjes shqiptare. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në turneun më të rëndësishëm të këtij sporti, duke i siguruar atdheut të tij të adoptuar kurorën e më të mirit të botës. Abakarov arriti në finale e kategorisë së peshës trupore deri në 57 kg në mundjen e lirë, ku përballë amerikanit Tomas Gilmen, dominoi edhe në ndeshjen finale, duke siguruar medaljen e artë dhe duke u shpallur "kampion bote" në kryeqytetin e Serbisë.

Një arritje e madhe e mundësit kuqezi Abakharov, i cili në finalen e zhvilluar, e ka mundur amerikanin 7-4. Më pas festa e tij ka qenë e përligjur, duke festuar me flamurin kuqezi në tapet.

Lexo më tej: Video/ Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

Sportisti i trajnerit Leonard Çakmashi shkëlqeu në tapetin e Kampionatit Botëror, ndoshto për dëshpërimin e publikut serb. Në gjysmëfinale mposhti mundësin serb Stevan Miçiç, i cili është medalist Olimpik.

Në kategorinë e peshës trupore deri në 61 kg, mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev u kualifikua pa vështirësi në turin e 16-shes në Botërorin e mundjes. Në turin eliminator, mundësi kuqezi eliminoi kinezin Minghu Liu. Dudaev e fitoi ndeshjen 5-0. Tani ai do të përballet tashmë me japonezin Rei Higuçi, ndërkohë që shpreson të arrijë edhe ai podiumin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI