Flash

Video/ Collins, çmendet nga Grealish: goditje Kung Fu e karton i kuq

Lapsi.al 18 September 2022
Video/ Collins, çmendet nga Grealish: goditje Kung Fu e karton i kuq

Erling Haaland ishte sërish protagonist pozitiv me golin e 14 sezonal, në Wolverhampton-Manchester. Ai negativ ishte padyshim Nathan Collins. Pas rreth gjysmë ore në lojë, mbrojtësi irlandez ishte autor i një ndërhyrjeje vrastare ndaj Jack Grealish. Anglezi pësoi një goditje kung fu në stomak. Pak rëndësi ka që Collins doli me kartonin të kuq.

Ky episod mori vëmendjen në një ndeshje, ku Manchester City konfirmoi pretendimet e tij. Dy javë nga barazimi me Aston Villa, Citizens kthehen te suksesi në Premier League. Wolverhampton u dorëzua 3-0 në Molineux, në një ndeshje pa histori. Sfida u zhbllokua menjëherë, me Citizens në avantazh pas pesëdhjetë e pesë sekondash. D Bruyne krosoi për depërtimin e Grealish, që shënoi 1-0. Wolves reaguan ndaj goditjes me vendosmëri dhe bindje, por kapitulluan në minutën e 15. Një veprim individual i Haaland, i cili u çlirua dhe goditi në hyrje të zonës për të dyfishuar shifrat. 11 gola për norvegjezin në 7 ndeshje të Premier League, 14 në 10 ndeshje me Citizens. Ish-sulmuesi i BVB dhe Salzburg shënon prej shtatë ndeshje radhazi.

Lexo më tej: Haaland, ‘përbindëshi’ norvegjezi i Manchester City: rekordi i sulmuesit, gol çdo 54 minuta

Wolverhampton pati një shans me Pedro Neto, por më pas dëmtoi veten. Këmba e ngritur e Collins mbi Grealish, iu kushtoi të kuqin dhe vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 33. Kjo situatë favorizoi pastaj golin e tretë të Foden, që i ngjit në krye me 17 pikë, aq sa Tottenham.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI