Flash

FOTO/ Lënë takim për tu rrahur para derbit në Madrid: grushta 10 vs 10 në park

Lapsi.al 18 September 2022
FOTO/ Lënë takim për tu rrahur para derbit në Madrid:
Mbrëmjen e sotme në stadiumin Wanda Metropolitano do të luhet derbi i shumëpritur i Madridit ndërmjet Atlèticos dhe Realit. E disa tifozë të dy skuadrave patën idenë "brilante" për t'u përgatitur për sfidën e madhe. Një takim në një park të kryeqytetit spanjoll për një rrahje 'të ndershme' 10 vs 10. Ultrasit Colchoneros dhe Merengues, të parët me të kuqe e të tjerët me të bardha, u përplasën dhunshëm. Imazhet e sherrit përfunduan shpejt në rrjetet sociale, duke shkaktuar kritika unanime. Futbolli përbëhet nga rivalitete të mëdha dhe padyshim që nuk ka më të madh se ai mes dy skuadrave nga i njëjti qytet. Një shembull kryesor, në Spanjë, është antagonizmi mes Atlètico dhe Real Madrid. Sfidat e tyre shpesh karakterizohen nga tensione, grindje, grushta dhe shi kartonësh. Në mënyrë të pashmangshme, jashtë fushës gjërat nuk mund të jenë më mirë. Armiqësia mes tifozëve të dy klubeve është e njohur dhe shpesh çon në përplasje të ashpra. Por disa ultras të dy skuadrave të Madridit bënë edhe më keq. Ata u takuan në një park të qytetit për një përleshje 10 kundër 10.

KRITIKA TË ASHPRA NË RRJETET SOCIALE

Të veshur njësoj si dy skuadrat, 20 personat filluan një përleshje të dhunshme me shkelma dhe grushta. Një përleshje e përjetësuar nga disa video të shpërndara më pas në rrjetet sociale që kanë ngjallur një mori kritikash. "E gjithë kjo është thjesht qesharake," komentoi një përdorues i hutuar; "Marrëzia në nivelin më të lartë," i bëri jehonë një tjetër; një i tretë komentoi thjesht me një elokuencë: “Idiotë”. E ndërkohë, policia spanjolle ka nisur një hetim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI