Flash

Goli më i shpejtë i kampionatit i jep fitoren Vllaznisë: rrëzohet Kastrioti, Çela e ka me arbitren Rusta

Lapsi.al 18 September 2022
Goli më i shpejtë i kampionatit i jep fitoren Vllaznisë:

Rikthehet te fitorja Vllaznisë, që merr benefitet nga një gol blitz i Hoxhajt, nga i cili Kastrioti nuk e mori dot veten. Një gol pas 40 sekondash lojë, mjaftueshëm sa shkodranët të marrin 3 pikë. Kastrioti ishte një kundërshtar i fortë dhe ndaj tyre nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Por humbja djeg dhe në fund pakënaqësitë tekniku Çela ka dashur t'ia thotë arbitres së ndeshjes Rusta.

Kuqeblutë lënë pas momentin delikat duke marrë përkohësisht vendin e tretë në renditjen e Superiores. Goli shpejtë i Hoxhajt ndikoi shumë në rezultat, duke parë sa luftarakë ishin krutanët. Josa e mbrojti me kujdes avantazhin e fillimit të ndeshjes, ndoshta edhe sepse shpesh është penalizuar në këto situata. Gjithësesi, fakti që i lëshuan shumë terren krutanëve rrezikoi jo pak Zogovic.

Lexo më tej: Penallti me VAR në shtesë: Erzeni i pari, mes polemikave

Të besuarit e Çelës u munduan të barazojnë rezultatin, por ishte e vështirë në fanellat e ngjeshura kuqeblu. Shumë harkime nga krahët dhe asnjëherë efikase ishin pre e lehtë për shkodranët. Deri në fund 1-0 mjaftoi për Vllazninë, që ngjitet në vendin e tretë në renditje. Mbyllet pas tre takimesh radhazi seria pozitive e krutanëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI