Flash

Pogba ende në rrezik: ai dhe e ëma nën mbrojtjen e policisë

Lapsi.al 19 September 2022
Pogba ende në rrezik: ai dhe e ëma nën mbrojtjen e policisë

Momenti i ndërlikuar në jetën dhe karrierën e Paul Pogba vazhdon ende. Në kohën kur është duke u marrë me fazën e rikuperimit, pas operacionit të meniskut, mesfushori i Juventusit duhet të përballet edhe me situatën e vështirë familjare. E gjitha e krijuar muajt e fundit, pas kërcënimeve dhe tentativave për zhvatje nga vëllai i tij Mathias. Bashkë me të janë përfshirë edhe "miq" të tjerë të fëmijërisë.

Sipas Le Parisien, francezi madje tashmë e gjen veten duke jetuar nën shoqërimin e policisë në Torino. Jo vetëm futbollisti, por edhe e ëma e tij, Yeo Moriba, ka qenë subjekt i kërcënimeve dhe është nën mbrojtjen e policisë.

Lexo më tej: Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e katër ‘zhvatës’ të tjerë

Kjo pavarësisht se çështja ka pësuar një kthesë ditët e fundit. Të mërkurën e kaluar, në fakt, Mathias Pogba u vu në paraburgim nga policia franceze në Nanterre. Më pas, të dielën u zyrtarizua arrestimi I vëllait të lojtarit, bashkë me katër persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë. Akuza për ta është zhvatje në një bandë të organizuar dhe shoqatë kriminale. Por sic duket rreziku për Pogba nuk ka kaluar ende, ndaj dhe policia e ka marrë në mbrojtje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI