Flash

‘Sprinti’ i Marcell Jacobs drejt altarit: "Nicole, je pjesa më e mirë e vetes time"

Lapsi.al 20 September 2022
‘Sprinti’ i Marcell Jacobs drejt altarit: "Nicole, je pjesa

Dita kur duhet të thuash “Po” ka ardhur për kampionin olimpik Marcell Jacobs. Sprinteri ka vënë kurorë me modelen Nicole Daza, nënë e dy prej tre fëmijëve të tij, Anthony 3 vjeç dhe Meghan një. Dasma, në ditën e datëlindjes së 29-të të nuses, është mbajtur në një vend ëndërrash me pamje nga liqeni Garda.

"Urimet më të mira për pjesën time më të mirë. Të dua deri në vdekje dhe së shpejti do të kurorëzojmë ëndrrën tonë", ishte mesazhi i Jacobs. Fituesi i medaljes së artë olimpike i kushtoi përmes rrjeteve sociale pak fjalë, por domethënëse, bashkëshortes së tij të ardhshme. Gjithçka si në përrallat më të bukura. Smoking i zi Armani, këpucë lëkure me shkëlqim dhe syze dielli, për kampionin olimpike dhe europian të 100 metrave.

Lexo më tej: Mister, mashtrim, doping? The Times, hetim për Jacobs: “Askush nuk e di si fitoi 100 metrat olimpikë”

Ceremonia u krye në prani të rreth 170 të ftuarve, mes të cilëve të afërm, miq, kolegë dhe VIP-a. I nisur nga porti i vjetër i Desenzanos (ku u rrit dhe ku filloi karrierën e tij sportive) dhe i shoqëruar me varkë nga nëna e tij Viviana, Jacobs arriti në kullë pasi u përshëndet nga një duartrokitje e gjatë.

FOTOT E DASMËS

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI