Flash

Mbappe, lojtari më i paguar në botë nuk bën foto me Francën pa shpërblim: plas çështja, FFF përulet

Lapsi.al 19 September 2022
Mbappe, lojtari më i paguar në botë nuk bën foto me

Kylian Mbappe është njeriu imazh i kombëtares franceze. Por talenti i PSG-së nuk ka ndërmend t'ia japë fytyrën Federatës Franceze të Futbollit (FFF) pa kompensimin e duhur financiar. Një çështje që u bë sërish aktuale në grumbullimin e Clairefontaine, ku sulmuesi kërcënoi të mos pozonte për fotosesionin e përfaqësueses për shkak të një mosmarrëveshjeje me FFF-në lidhur me të drejtat e imazhit. Gjest të cilit Federata iu përgjigj menjëherë, duke premtuar rishikimin e marrëveshjeve para Botërorit.

Një refuzim që ka bërë shumë bujë në Francë orët e fundit, por që ka rrënjë më të thella. Që në muajin mars, në fakt, e njëjta çështje ngjalli diskutime dhe polemika të mëdha në Francë. Një temë shumë e nxehtë në grumbullimin e Didier Deschamps, ku vendimi fillestar i Federatës për të mos modifikuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve shkaktoi "protestën" e Mbappe. “Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe përfaqësuesit e tij – raportoi një shënim nga stafi i lojtarit – shpreh keqardhje të thellë që asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet, siç kërkohet, para Kupës së Botës”.

Lexo më tej: Mbappe, rrëfen prapaskenën e bisedës me Macron: “Më tha duhet të qendrosh, se i duhesh Vendit”

Deklaratat që së bashku me gjestin e Mbappes e bënë menjëherë Federatën Franceze të Futbollit të ndryshojë qendrim. Presidenti, Noel Le Graet arriti në qendrën federale të Clairefontaine për të folur me lojtarët. Çështja është diskutuar edhe me trajnerin, Didier Deschamps, me disa drejtues dhe menaxherë marketingu. Një takim që mesa duket ka dhënë rezultate pozitive. "FFF është e kënaqur të punojë në udhëzimet e një marrëveshjeje të re. Ajo do t'i lejojë të garantojë interesat e saj. Kjo duke marrë parasysh shqetësimet dhe besimet legjitime të shprehura nga lojtarët e saj", thuhet në një deklaratën e Federatës Franceze të Futbollit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI