Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Allegri 'i blinduar' nga paga, por kriza e rezultateve përfundon në tavolinën e bordit të Juventus

Lapsi.al 19 September 2022
Allegri 'i blinduar' nga paga, por kriza e rezultateve përfundon

Humbja në Monza, ndaj një skuadre deri të dielën e fundit në renditje dhe pa fitore në Serie A, ka hapur zyrtarisht krizën te Juventusi. Shoqëria tashmë po përballet me një situatë jashtëzakonisht delikate. Në ditët në vijim, Bordi i Juventusit do të miratojë bilancin për sezonin 2021/22 (rreth 250 milionë euro). Ata do të vlerësojnë edhe performancën e skuadrës së Allegrit. Pastaj do të vendosin si do ta menaxhojnë këtë fillim sezoni, dukshëm nën pritshmëri e daljen nga kriza.

Dy janë aspektet, ai ekonomik dhe ai sportiv, që në fakt shkojnë krah për krah. Eliminimi nga Champions që në grupe, gjë që bardhezinjtë e kanë pranë pas humbjeve kundër Psg dhe Benfica, do të ishte një goditje e fortë. Po kështu edhe po të mbeteshin jashtë katër më të mirave në kampionat. Një cështje prestigji e financiare, duke qenë se do të mungonin të ardhurat nga Champions e sezonit 2023/24.

Sezoni filloi pak më shumë se një muaj më parë, por kriza është e qartë e skuadra ka nevojë për një ndryshim vendimtar. Performancat e fundit kanë qenë katastrofike dhe ajo e mungesave është një justifikim që nuk qëndron. Edhe për shkak se kalendari i Serie A deri më tani ka qenë mjaft dashamirës. E megjithatë djemtë e Allegrit janë vënë përfund nga kundërshtarë shumë inferiorë në letër, si Sampdoria, Salernitana dhe Monza. Performancat janë përkeqësuar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim krenarie ndaj kritikave të marra.

ARRIVABENE

Shkarkimi i mundshëm i teknikut toskan u gjykua "çmenduri" nga CEO Maurizio Arrivabene. Por mbetet për t'u parë nëse është një arsyetim ekskluzivisht teknik. Që do të thotë se duan t'i japin besim dhe vazhdimësi projektit të nisur në verën e 2021. Apo në këtë pozicionim të klubit, peshon mbi të gjitha paga e Allegrit, i blinduar deri në vitin 2025 me një kontratë 7 milionëshe plus bonuse në sezon.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI