Flash

Të helmuar në Moldavi ose në avion: 12 lojtarë të Manchester United e pësuan nga ushqimi

Lapsi.al 19 September 2022
Të helmuar në Moldavi ose në avion: 12 lojtarë të

Pavarësisht fitores 2-0 ndeshja e Europa League nuk ka shkuar mirë për Manchester United. Ajo kundër Sheriff Tiraspol të enjten e kaluar ishte fjalë për fjalë një ndeshje e patretur për anglezët. Disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Djajve të Kuq, siç raporton Sun, në fakt u prekën nga një helmim i dyshuar ushqimor.

Mbrëmjen e së enjtes skuadra e Erik ten Hag u përball me Sheriff Tiraspol në kryeqytetin moldav Kishinau. 2-0 rezultati përfundimtar në favor të Djajve të Kuq falë golave të Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldos. Çdo gjë në rregull? Aspak. Në fakt, duke u kthyer në Mançester me një avion privat, të premten anëtarët e grupit filluan të ndiheshin keq. Sipas Sun, 12 lojtarë u prekën nga helmimi prej ushqimit dhe shumë prej tyre u detyruan të humbisnin stërvitjen të premten dhe të shtunën.

Lexo më tej: Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo

Sipas gazetës angleze, klubi tani po shqyrton nëse sëmundja ishte rezultat i ushqimit në Moldavi, apo në aeroplan rrugës për në shtëpi. Për fat të mirë, Manchester United nuk kishte ndeshje gjatë fundjavës pas anulimit të sfidës kundër Leeds. Serioziteti i problemit nuk është ende i qartë, por disa nga lojtarët e sëmurë u nisën me kombëtaret e tyre përkatëse.

Prandaj emergjenca është anuluar dhe ky është një lajm i rëndësishëm për ten Hag. Pas pauzës së kombëtareve do të luhet derbi i Mançesterit kundër City të Guardiolas dhe Haaland.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI