Flash

Video/ "Po mësoj nga Brozovic, me Izraelin tre pikë": Asllani nuk ka 'minuta', por ka plot entuziazëm

Lapsi.al 20 September 2022
Video/ "Po mësoj nga Brozovic, me Izraelin tre pikë":

Kristjan Asllani vjen në kombëtar me peshën e një lojtari të Inter, por me mungesën e minutave në këmbë. "Është normale që s’kam luajtur - tha ai para mediave - jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë. Duhet të kem durim, pasi në rolin tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai".

Për mesfushorin elbasanas gjërat kanë ndryshuar shpejt. Kalimi nga toskanët në Milano te Interi e ka rritur në përgjegjësi mesfushorin, që e ndjen presionin: "Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super-ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar".

Lexo më tej: Nga Serie C, rikthehet në kombëtare, Ajeti: “Futbolli ka shumë lidhje me fatin”

Ish-lojtari i Empolit tani duhet të tregojë sa vlen në kombëtare, në transfertën e Izraelit. Kundërshtari kryeson me 5 pikë grupin 2 të Ligës B të Nations League, katër mbi kuqezinjtë. "Kemi luajtur kundër Izraelit - shpjegoi Asllani -. Është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pikë".

https://youtu.be/kvyltZyzrpM

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI