Flash

Video/ "Ata kanë hallet e veta": Gjasula, njeriu më i kritikuar i dy ndeshjeve të para, nuk fshihet pas dëmtimeve

Lapsi.al 20 September 2022
Video/ "Ata kanë hallet e veta": Gjasula, njeriu më i

"Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja". Klaus Gjasula mundohet të qendrojë me këmbë në tokë, përpara dy takimeve të fundit të Ligës së Kombeve. Mesfushori i kombëtares nuk është se bëri mirë në dy ndeshjet e para të kompeticionit, nga të cilat kuqezinjtë dolën me një pikë. E megjithatë, transferta me Izraelin e ka bërë optimist shtatlartin: "Sigurisht që po, e besojmë. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët".

Dëmtimet vazhdojnë të penalizojnë Rejan dhe kombëtaren, por kjo nuk duhet të jetë alibi. "Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuna të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar", tha Gjasula. Lojtari mund të shndërrohet në 'xhol' për Rejan në kohën kur mbrojtja ka probleme mungesash. Lojtari po provohet me shumë sukses në qendër të prapavijës në Gjermani, në një moment kur mungon Gjimshiti e Kumbulla: "Kishim shumë mbrojtës të dëmtuar, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, për këtë duhet pyetur trajneri, nuk e di se si i ka planet me mua".

Kombëtarja vijon përgatitjet që prej ditës së dielës së në Durrës në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator). Me ekipin janë bashkuar të gjithë lojtarët.

https://youtu.be/kvyltZyzrpM

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI