Flash

De Ligt, 'djegës' kundër ish-skuadrës: "Bayern ka ambicjen të fitojë Champions, Juventus më pak"

Lapsi.al 20 September 2022
De Ligt, 'djegës' kundër ish-skuadrës: "Bayern ka

Nuk është se po kalon momente brilante me Bayern Mynih, por Matthijs de Ligt është kthyer të flasë për Juventusin. Fillimisht e bëri sapo u transferua në Bavari, duke shkaktuar një sërë polemikash dhe mohimesh. Tashmë e ka përsëritur që nga grumbullimi i Holandës, në vigjilje të Ligës së Kombeve. Ish-mbrojtësi i Juventusit bëri sërish krahasimin mes Juventusit dhe bavarezëve në mikrofonat e ‘Nos’: “Bayerni për mua është një kapërcim në cilësi si skuadër, ata kanë ambicie për të fituar Champions League. Te Juve ishte diçka më pak”.

Komentet djegëse ndaj ish-skuadrës së tij nuk janë një gjë e re. Pas nënshkrimit me Bayern, ai deklaroi: "Zgjodha të shkoj te Juventus me idenë për të luajtur një lloj futbolli më sulmues. Në atë moment po bëhej trajner Sarri. Ai kishte një reputacion të madh në botën e futbollit për atë që bëri fillimisht me Napolin dhe më pas me Chelsea. Mendova se mund të praktikoja një stil loje më të ngjashëm me atë të Ajax. Fatkeqësisht, pas një viti Sarri u largua".

Lexo më tej: De Ligt anashkalon Allegrin: “E zgjodha Juven për Sarrin, por qendroi vetëm një vit”

Atëherë, në fakt, holandezi u përpoq t'i jepte një kuptim tjetër fjalëve të tij më vonë: “Deklaratat e mia të qershorit? Thjesht thashë atë që mendonin të gjithë, se do të ishte e drejtë të ngrija stekën, përfshirë veten time. Më vjen keq që jam keqinterpretuar, absolutisht nuk doja të tregoja mungesë respekti. Fjalët e mia nuk ishin një sulm ndaj Juventusit”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI