Flash

Gjykatësi Sportiv, Di Maria e pëson për brrylin ndaj Izzos: Mourinho humb ndeshjen me Interin

Lapsi.al 20 September 2022
Gjykatësi Sportiv, Di Maria e pëson për brrylin ndaj Izzos:

Ka mbërritur vendimi i Gjykatësit sportiv për Angel Di Maria, i përjashtuar të dielën në pjesën e parë të Monza-Juve. Argjentinasi është skualifikuar për dy javë. Ai do të mungojë në ndeshjen në shtëpi me Bolonjën dhe atë të San Siros kundër Milanit. Një javë pezullim edhe për José Mourinhon, i përjashtuar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë Roma-Atalanta. Portugezi do të mungojë në ndeshjen me Interin, tepër e ndjeshme për Special One. Ndërsa Milanit i është vendosur një gjobë prej 15 mijë eurosh për koret kundër Napolit, para ndeshjes në “Meazza” të dielën në mbrëmje.

Vendimi për Di Maria ka motivacionin se “në minutën e 41 të pjesës së parë, ai reagoi ndaj një faulli të pësuar gjatë një aksioni loje. Goditi me bërryl në gjoks një lojtar kundërshtar, pa pasoja të dëmshme”. I vetmi lojtar tjetër në Serie A, i pezulluar, është Marcelo Brozovic. Interisti ka marrë kartonin e pestë të verdhë, e do të mungojë në ndeshjen në shtëpi kundër Romës.

Lexo më tej: Di Maria kërkon falje: “Reagim i papërshtatshëm, humbja për fajin tim”

Në San Siro, pas pauzës, nuk do të jetë as Mourinho, ish-i i madh. Portugezi është skualifikuar për faktin se “në minutën e 11 të pjesës së dytë, hyri ilegalisht në fushë duke u grindur me një kundërshtar”. I njëjti fat për Maurizio Sarri, i cili ndaj Cremoneses mori kartonin e pestë të verdhë në sezonin e tij.

GJOBAT

Nga ana tjetër, janë katër gjoba për shoqëritë. Më e rënda (15.000 euro) është e destinuar për Milanin, se "tifozët e tij, para fillimit të ndeshjes, kanë kënduar kore fyese me origjinë territoriale ndaj mbështetësve të ekipit kundërshtar. Për më tepër, në minutën e 10 të pjesës së dytë, është hedhur një shishe plastike gjysmë e mbushur në tokë, një çakmak dhe një monedhë”. 3000 euro gjobë për Cremonese dhe 2000 euro për Inter dhe Udinese, të gjitha për hedhjen e sendeve në fushë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI