Flash

Ukraina shkon në Katar me ngjyrat e flamurit: gjest i bukur i Lewandowski dhe Polonisë

Lapsi.al 20 September 2022
Ukraina shkon në Katar me ngjyrat e flamurit: gjest i bukur i Lewandowski

Një gjest simbolik, që për ata që luftojnë në Ukrainë do të thotë shumë. Përfaqësuesja e vendit, që është në mes të pushtimit nga Rusia, nuk arriti të kualifikohej për në Botëror. E megjithatë, në një farë mënyrë, Ukraina do të jetë në Katar 2022. Robert Lewandowski do të jetë ai që do të mbajë shiritin e kapitenit me flamurin e Ukrainës në Botërorin e ardhshëm në Katar me fanellën e Polonisë.

Ky do të jetë gjesti i skuadrës polake në solidaritet me shtetin fqinj pas pushtimit rus. Vendimi është marrë sot nga futbollisti i Barcelonës dhe kapiteni i formacionit polak Lewandowski dhe legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko. Ish-sulmuesi i Milan e Chelsea, ndër të tjera, ka vizituar grumbullimin e kombëtares polake dhe është fotografuar së bashku me 'Lewy'.

Lexo më tej: Robert Lewandowski ndërpret akordin me Huawei: kompania kineze ndihmon hakerat rusë

E gjitha kjo në ditën e zyrtarizimit të përjashtimit të Rusisë edhe nga kualifikueset e Euro 2024. Pasi u përjashtua nga Botërori dhe Liga e Kombeve, CAS ka vendosur një tjetër sanksion për Rusinë. Kombëtarja e tyre nuk do të marrë pjesë as në kualifikueset për Euro 2024, si sanksion për pushtimin e Ukrainës.

FOTOT SIMBOLIKE

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI