Flash

Statistika që 'gozhdon' Mbappé e plas polemikat: zero asist për Messi e Neymar

Lapsi.al 20 September 2022
Statistika që 'gozhdon' Mbappé e plas polemikat: zero
Kylian Mbappé egoist. Sulmuesi i PSG-së është kritikuar shpesh për sjelljen e tij javët e fundit, dhe jo vetëm nga tifozët. Tani, ai përfundon përsëri në një vorbull polemikash për një statistikë. Statistika është një grafik, i publikuar në ueb, që gozhdon francezin dhe shpërthen kritikat. Mbappé, Neymar dhe Messi formojnë një nga treshet më të frikshmne në botën e futbollit. E që të tre, në javët e para të sezonit të ri, kanë grumbulluar tashmë gola dhe asistime. Në internet është shfaqur një grafik që tregon numrat e tre lojtarëve nga gushti e deri më sot. Statistika nuk u pëlqeu fare tifozëve. Messi dhe Neymar kanë bërë nga tetë asiste secili në të gjitha garat. Argjentinasi i ka shërbyer Mbappé pesë herë dhe Neymar tre herë, ndërsa braziliani siguroi Mbappé tre asist dhe Messit dy herë. Kampioni i botës? Zero asist për Messin, zero për Neymar dhe zero për bashkëlojtarët e tjerë. 23-vjeçari luan në qendër, ndaj është e kuptueshme që detyra e tij është të shënojë më shumë. Por kjo nuk e ka shpëtuar nga kritikat. Tifozët mendojnë se ai duhet të mësojë të jetë më pak egoist dhe më shumë një lojtar skuadre: “Mbappé ka shkatërruar atë që mund të ishte një treshe e madhe”, shkruan dikush në rrjetet sociale. Një person tjetër shton: “Ky grafik është çmenduri”. Dhe pastaj përsëri: “Njerëzit dhe mediat po e shtyjnë atë të jetë një treshe si Messi, Luis Suarez dhe Neymar. Mund të jetë, por nuk është”. E në fund: "Këtu mund të ketë një problem".

POLEMIKAT

Mbappé, në sezonin 2021-22, grumbulloi 17 asiste në 35 ndeshje, rezultati më i mirë i Ligue 1. Këtë vit ai thjesht mund ta ketë filluar paksa ngadalë. Lojtari, javët e fundit, është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të tensioneve me shokun e skuadrës Neymar. Messi thuhet se po përpiqet t'i pajtojë të dy. E në kombëtare nuk është më mirë. Më parë, ai e gjeti veten të përfshirë në mënyrë indirekte në rastin e shantazhit që përfshiu Pogba. Pastaj, ai përfundoi në lajme për refuzimin e pjesëmarrjes në një sesion fotografik të Bleus, për shkak të problemeve të të drejtave të imazhit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI