Flash

Video/ Veseli kthen kokën pas dhe paralajmëron: "Izraeli nuk bëri ndonjë gjë, humbja erdhi nga ne"

Lapsi.al 21 September 2022
Video/ Veseli kthen kokën pas dhe paralajmëron: "Izraeli nuk

Frederic Veseli ka një përgjegjësi më shuma në këto dy ndeshjet e fundit të Nations League. Mungesa e Gjimshitit e Kumbullës, sa për të përmendur dy kolona të prapavijës së kombëtares, kalohet vetëm me një mënyrë.

Rrugë që në fakt mbrojtësi kuqezi e evidenton: skuadra shqiptare i jep më shumë rëndësi grupit sesa individit. "Janë mungesa shumë të rëndësishme, por edhe herë të tjera kemi pasur mungesa. Pavarësisht nga ky aspekt, ne nuk i japim shumë rëndësi lojtarëve individual, por i japim rëndësi grupit. Jemi të përqëndruar të bëjmë një ndeshje të mirë në nivelin difensiv, na vlen vetëm fitorja".

Lexo më tej: Video/ “Po mësoj nga Brozovic, me Izraelin tre pikë”: Asllani nuk ka ‘minuta’, por ka plot entuziazëm

Një kthim koke pas ndoshta në këto lloj ndeshjesh bën punë. Veseli nuk ngurron ta bëjë, duke theksuar se më shumë se merita e Izraelit, humbja erdhi për shkak të gabimeve individuale. "Izraeli nuk bëri ndonjë gjë spektakolare për të fituar. Humbja ka ardhur nga ne. Besoj se duhet që çdo lojtar të marrë përgjegjësi nga performanca individuale dhe të japë maksimumin në grup, për të bërë një ndeshje të mirë në nivelin difensiv. Na mjafton të bëjmë një gol më shumë".

Sigurisht që mbrojtësi ëhstë gati të luajë sipas kërkesës së Rejas, por ndihet më mirë në qendër. Edhe pse Veseli është i aftë të mbulojë edhe krahun e një mesfushe me pesë: "Ndihem më mirë në qendër, kam disa vite që luaj në këtë pozicion. E kam plotësuar mungesën edhe në krah kur ka pasur nevojë. Kam cilësi edhe kapacitetin fizik për të plotësuar këto pozicione, por roli im është qendërmbrojtës".

https://youtu.be/4QjzA4mJzGw

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI