Flash

Video/ "Po çfarë presioni, luaj futboll që 3 vjeç": Broja gati të tërheqë Shqipërinë në Izrael

Lapsi.al 22 September 2022
Video/ "Po çfarë presioni, luaj futboll që 3

"E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët". Armando Broja është shpresa më e madhe e Shqipërisë për të bërë goditjen në Tel Aviv. Ajo kundër Izraelit është e para nga dy ndeshjet për tu fituar në Nations League, vendimtare për kualifikimin. Sulmuesi i Chelsea e di mirë se mbi të janë fokusuar të gjithë prozhektorët, por presioni nuk e prek aspak: "Nuk kam asnjë presion kur luaj futboll, pasi kam nisur futbollin që në moshën tre vjeçare. Luaj futboll për qejf dhe për të fituar ndeshjen dhe për të ndihmuar ekipin, por nuk kam asnjë presion".

Me apo pa presion ajo kundër Izraelit është një ndeshje vetëm për tu fituar: "E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë - tha Broja - sepse na kanë mundur në ndeshjen e parë. Por kësaj radhe na duhet fitore dhe uroj të luajmë mirë si ekip dhe të marrim fitoren".

Lexo më tej: Video/ Cikalleshi i tërheq vëmendjen Rejës: “Më mirë është kur luajmë me dy sulmues”

Shkodrani ka luajtur fraksione ndeshje me Blues në Premier League e madje debutoi në Champions. Por megjithatë ndihet plotësisht në formë për të tërhequr kombëtaren drejt suksesit: "Gjithmonë jam në formë. Kam bërë stërvitje çdo ditë dhe e dimë që është më e vështirë të luaj te Chelsea sesa të luaja te Southampton. Por jam stërvitur çdo ditë me lojtarë shumë të mirë dhe jam fizikisht mirë".

https://www.youtube.com/watch?v=t0ta1hvI6S4

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI