Flash

Atletico Madrid i del në krah Real: “Do ta gjejmë e do të përjashtojmë atë që ofendoi Vinicius”

Lapsi.al 21 September 2022
Atletico Madrid i del në krah Real: “Do ta gjejmë e do të

Atletico Madrid ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj tifozëve të tyre që intonuan thirrje diskriminuese Vinicius para derbit me Real. Klubi Colchoneros ka lëshuar një deklaratë, siç raporton Marca, në të cilën premton dënime shembullore. Penalizimi do të bjerë mbi ata që janë bërë protagonistë të fyerjeve raciste pranë stadiumit Civitas Metropolitano. Të gjithë ata që do të identifikohen do të përjashtohen nga stadiumi.

DËNIMI

Deklarata është si më poshtë. "Atletico dënon ashpër thirrjet e papranueshme të një pakice tifozësh para derbit. Racizmi është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë. Dhe fatkeqësisht bota e futbollit dhe klubet nuk përjashtohen nga prania e tij. Klubi ynë është karakterizuar gjithmonë për të qenë një hapësirë gjithëpërfshirëse për tifozët e kombësive, kulturave, racave dhe klasave të ndryshme shoqërore. E pakkush nuk mund të dëmtojë imazhin e mijëra tifozëve të Atleticos që mbështesin ekipin e tyre me pasion dhe respekt për rivalin e tyre. Këto kore gjenerojnë një ndjenjë refuzimi dhe indinjate. Ne nuk do të lejojmë asnjë individ të fshihet pas ngjyrave tona për të artikuluar sharje raciste ose ksenofobike. Te Atletico ka zero tolerancë për racizmin. Përkushtimi ynë për të luftuar këtë plagë sociale është total. Ne nuk do të ndalemi derisa ta eliminojmë atë. Ne kemi kontaktuar autoritetet për të ofruar bashkëpunim maksimal në hetimin e ngjarjeve të ndodhura jashtë stadiumit. E të kërkojmë identifikimin e personave që morën pjesë në të, për të vazhduar me përjashtimin e menjëhershëm të atyre që janë anëtarë të klubit”.

FTESA

Klubi kërkoi respekt maksimal për kundërshtarin edhe jashtë Metropolitanos. "Ne gjithashtu ftojmë të gjithë botën e futbollit të reflektojë thellë. Këto ngjarje nuk kanë asnjë justifikim. Tifozët tanë duhet të kenë sensin të mos ofendojnë kundërshtarët e tyre vetëm sepse disa profesionistë nga sektorë të ndryshëm kanë ndezur fitilin e polemikave pa matur ndikimin e veprimeve të tyre. Nuk mund të lejojmë askënd që t'i lidhë tifozët tanë me këtë lloj sjelljeje. E të vërë në dyshim vlerat tona për shkak të një pakice që nuk na përfaqëson. Ne nuk do të ndalemi derisa t'i përjashtojmë nga familja bardhekuqe, sepse nuk mund të jenë pjesë e saj".

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI