Flash

Udoka, lidhje intime me një vartëse, Boston Celtics pezullon trajnerin: "U shkelën rregullat e brendshme"

Lapsi.al 22 September 2022
Udoka, lidhje intime me një vartëse, Boston Celtics pezullon

Rreth një muaj para fillimit të sezonit të NBA vjen një tjetër goditje për Boston Celtics. Një pezullim i gjatë është gati të mbërrijë për trajnerin e parë Ime Udoka, “fajtor” se ka pasur një marrëdhënie konsensuale me një punonjëse të klubit. Puna është se trajneri ka shkelur rregullat e brendshme të Boston. Një tjetër telash për Celtics pas dëmtimeve të Danilo Gallinari dhe Robert Williams.

Sipas njeriut të NBA për Espn Adrian Wojnarowski, trajneri mund të pezullohet për të gjithë sezonin. E megjithatë vendi i tij i punës nuk duket të jetë në rrezik. Pasojat disiplinore në fakt janë të lidhura ngushtë me rregullat e Celtics dhe jo me atë të NBA. Pikërisht për këtë motiv nuk do të aktivizohet asnjë masë nga liga amerikane ndaj trajnerit Udoka. Trajneri pritet të zëvendësohet nga një prej ndihmësve të tij, 34-vjeçari Joe Mazzulla.

Sigurisht nuk është një moment i mirë për Boston. Pezullimi i trajnerit Udoka është në fakt vetëm telashi i fundit. Në fillim dëmtimi në gju i Gallinarit, ndërsa ditët e fundit lajmi se Robert Williams duhet t'i nënshtrohet një operacioni artroskopik. Një ndërhyrje në gjurin e majtë (i operuar tashmë pranverën e kaluar për një këputje të meniskut), që do ta mbajë larg fushave për 6-8 javë. Gjithsesi, sipas bastshkruesve, e gjithë kjo nuk duket se ka dëmtuar skuadrën që vazhdon të jetë favorite për të fituar titullin në vitin 2023.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI