Flash

Të parrezikshëm në 35 metrat e fundit: brenda krizës së Juves, shpëton vetëm i ardhuri i fundit, Milik

Lapsi.al 22 September 2022
Të parrezikshëm në 35 metrat e fundit: brenda krizës së

Juventus po kërkon zgjidhje për të dalë nga momenti i krizës dhe për të bërë diferencën. Një pikë kthese që sigurisht do të duhet të nisë nga loja, por që vë në pikëpyetje edhe ecurinë e individëve. Sidomos në sulm, me përjashtim të Milik. Sipas numrave, bardhezinjtë në këtë start sezoni po shfaqin vështirësi të mëdha për të qenë të rrezikshëm në 35 metrat e fundit. Vetëm nëntë gola të shënuar në shtatë javë, një rekord negativ për Juventusin në 14 vitet e fundit. Skuadra e Allegrit është e vetmja së bashku me Romën, ende jo në dopio shifra,  mes tetë më të mirëve.

STATISTIKAT

Një e dhënë që tregon jo vetëm një sulm të lodhur, por edhe një qëndrim të përgjithshëm jo shumë agresiv në fazën e ndërtimit. Duke analizuar shifrat e zotërimit të topit në 1/3 e fundit të fushës, Juventusi është i fundit vetëm para Lecce. Por kjo nuk është e gjitha. Formacioni i Allegrit është nga fundi edhe për “goditjet në portë” (e 16-ta me 25 tentative para vetëm Lecce, Verona, Monza dhe Spezia). Si dhe për “saktësinë e goditjeve” (e 17-ta para vetëm Verona, Monza dhe Spezia).

Të dhëna të pamëshirshme që shpjegojnë krizën e Juventusit dhe në një farë kuptimi identifikojnë edhe "përgjegjësit". Me Pogba dhe Chiesa të padisponueshëm dhe Di Maria gjysëm në shërbim, Juve vuan të shpikë në 3/4 dhe të bëhet i rrezikshëm. Sepse performanca e Cuadrado dhe Kostic, për arsye të ndryshme, sigurisht nuk është ajo që priste Allegri kur ndërtoi ekipin. Një grup faktorësh që e bënë manovrën e Juventusit të ngadaltë, të parashikueshme dhe jo shumë të dobishme në rritjen e karakteristikave të performancës së Vlahovic.

Lexo më tej: ‘Snajperi’ Vlahovic, një gol në çdo 19 topa të luajtur: vetëm Haaland ka bërë më mirë

SULMI

Me vetëm 4 gola, sulmuesi serb ende nuk ka arritur të bëjë diferencën. Tepër nervoz dhe jo shumë i saktë para porte, në kampionat Dusan ka mesatarisht një gol çdo 132 minuta. Serbi ka shënuar vetëm një gol me aksion kundër Sassuolo. Më keq se Milik, i cili përkundrazi shënon një gol çdo 72′ pa penallti dhe goditje të lira. E dhënë që nxjerr në pah se si i sapoardhuri në Vinovo është njeriu kyç ku skuadra është kapur në këtë moment të vështirë. I vetmi që është vërtet vendimtar para porteështë Milik. Në kampionat, deri më tani, i vetmi lojtar tjetër ofensiv që ka shënuar ka qenë Di Maria. Shumë pak për të trembur ndonjë kundërshtar.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI