Flash

Video/ Mancini 'thumbon' Anglinë: "Pa përvojë, por mundëm një nga kombëtaret më të forta"

Lapsi.al 24 September 2022
Video/ Mancini 'thumbon' Anglinë: "Pa përvojë, por

Roberto Mancini shijon fitoren 1-0 ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve dhe tashmë po shikon përpara: "Është një rezultat shumë i rëndësishëm sepse na lë të qetë për çështjen e kokës së serisë për shortin (e Euro 2024, red.) E pastaj, kemi mundësinë të renditemi të parët në grup - tha trajneri i Italisë për mikrofonin e Rai Sport-. Për më tepër, mundëm Anglinë, që është një nga skuadrat më të forta në botë”.

Italia, për shkak të forcave madhore, iu desh të ndryshonte sistemin e lojës, duke u mbështetur në mbrojtjen me tre lojtarë. Por, e bëri këtë, pa e denatyralizuar filozofinë e saj. Pikërisht këtë ka vlerësuar edhe tekniku: "Siç e kam thënë edhe herë të tjera, sistemi i lojës nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është personaliteti që ka një ekip, dëshira për të sulmuar dhe për të qëndruar lart. Është e qartë se kemi ende vështirësi objektive sepse kemi lojtarë të rinj. Ata nuk kanë përvojën e kombëtareve të tjera, por është një fitore e rëndësishme sepse po kalojmë një moment vuajtje".

Lexo më tej: Euro 2020 nuk i vlen Mancinit, trajneri më i mirë është Tuchel: mbreti i golave është Haaland

Tani Mancini duhet ta luajë vendin e parë të Grupit kundër Hungarisë. Magjarët sapo kanë mposhtur Gjermaninë dhe janë një skuadër që duhet respektuar, por tekniku përqendrohet tek të tijtë: " Të jep kënaqësi të luash një objektiv të tillë në një grup me Gjermaninë dhe Anglinë. Për më tepër që ne luajtëm me shumë lojtarë të rinj".

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI