Flash

Shtyu e intimidoi dy vajza minorene: Van der Poel gjobitet dhe i jepet mundësia të kthehet në shtëpi

Lapsi.al 26 September 2022
Shtyu e intimidoi dy vajza minorene: Van der Poel gjobitet dhe i jepet

Mathieu Van der Poel mund të shkojë në shtëpi. Çiklisti holandez, i arrestuar të premten në mbrëmje për shtyrjen e intimidimin e bërë ndaj dy vajzave 13 dhe 14 vjeç. Ato ishin fajtore se e shqetësonin në një hotel në Sidney. Holandezi u lirua midis të shtunës dhe të dielës në pritje të gjyqit, fillimisht të planifikuar për të martën. Por në realitet seanca është zhvilluar sot. Për çiklistin një gjobë rreth 1000 euro (për të qenë të saktë 1500 dollarë australianë) dhe mundësia për tu kthyer në Holandë.

Gjykatësi, sqarojnë mediat holandeze, e shpalli fajtor 27-vjeçarin se e kishte vënë drejtësinë vetë. Në interpretimin e tij, ai duhet të thërriste recepsionin për të kërkuar ndërhyrjen e sigurisë së hotelit. Asnjë rrethanë lehtësuese për faktin se ishte një çiklist profesionist, me perspektivën për të marrë pjesë në një garë të rëndësishme.

Lexo më tej: Çiklisti hollandez sherr me dy minorene se i prishën gjumin: Van der Poel arrestohet

Van der Poel ishte një ndër favoritët për Kampionatin Botëror, por u tërhoq nga gara pas vetëm 30 km. Tani të paktën, holandezi ka evituar rrezikun që t'i hiqet pasaporta për një muaj e gjysmë. Avokatët e çiklistit hollandez, megjithatë, do të apelojnë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI