Flash

Chelsea e PSG shënjestrojnë Interin: në janar tentativë e re për Skriniar e Dumfries

Lapsi.al 26 September 2022
Chelsea e PSG shënjestrojnë Interin: në janar tentativë e re

Skriniar-Psg, nuk ka mbaruar akoma. Muri i ngritur nga Interi rreth sllovakut për të zmbrapsur sulmet e francezëve, mbajti deri në fund të merkatos. Por në janar parashikohet një tentativë e re e PSG-së. Kjo lëvizje favorizohet nga ngërçi për rinovimin, mes klubit zikaltër dhe lojtarit. Skriniar, në fakt, shkon në skadencë në qershor 2023. Për këtë arsye, oferta e verës rreth 60 milionë euro - siç raportohet nga Gazzetta dello Sport - do të përgjysmohet. Kështu që francezët do të vendosin në tavolinë, jo më shumë se 30 milionë euro.

Plani i Interit parashikon një rinovim deri në vitin 2027 me një pagë neto prej 6.5 milionë euro në sezon. Sigurisht, zikaltrit kanë edhe një plan të mundshëm B: marrëveshje më e shkurtër në kohë dhe futjen e një klauzole zgjidhjeje me vlerë të barabartë me atë të tregut. Bisedimet janë të ndalura, edhe për shkak të momentit të vështirësisë së skuadrës, të paktën deri pas ndeshjes së dyfishtë të Champions League kundër Barcelonës. Dhe në këtë kontekst, vullneti i PSG-së për të mbërritur te Skriniar merr forcë, pas tentativave të pasuksesshme këtë verë. Gjithashtu mbetet e pasigurt e ardhmja e De Vrij, që shkon në skadencë në qershor 2023, me Acerbi që ngjitet në pozicione ndeshje pas ndeshje.

E po rikthehen gjithashtu edhe thashethemet e merkatos rreth Denzel Dumfries. Corriere dello Sport flet për një ofertë prej 50 milionë euro. Chelsea është i gatshëm të kthehet në sulm në janar, për ta 'rezervuar' e për ta lënë në huazim te Inter për gjashtë muaj. Kështu, holandezi do të kalonte në Stamford Bridge vetëm sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI