Flash

Video/ Çifti i sapomartuar habitet fare: mes të ftuarve mbërrin… Salah

Lapsi.al 26 September 2022
Video/ Çifti i sapomartuar habitet fare: mes të ftuarve
Një çift egjiptian do ta kujtojnë me lumturi të dyfishtë ditën e dasmës në Aleksandri. Me synimin për të kurorëzuar dashurinë e tyre me një “Po”, të sapomartuarit u gjendën papritur përballë një prej idhujve më të mëdhenj të futbollit të vendit të tyre. E ndoshta më të madhit: Momo Salah. Sulmuesi i Liverpoolit, i grumbulluar në atë hotel me kombëtaren, vendosi ta bënte hyrjen e improvizuar, mes mosbesimit të njerëzve. Dita e dasmës është e paharrueshme në vetvete, por ajo që ndodhi me një çift të sapomartuar në hotelin Borg El Arab do ta bëjë madhështore. Ndërkohë që të dy synonin të bënin fotot e ritit, ylli i kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, doli nga hiçi. Sulmuesi në fakt ndodhej në atë hotel me skuadrën e tij në kuadër të ndeshjeve kundër Nigerisë dhe Liberisë. Duke parë të porsamartuarit ai mendoi se ishte më mirë t'i bënte një surprizë shumë të këndshme. Të porsamartuarit panë me mosbesim teksa idhulli egjiptian vinte i buzëqeshur pranë tyre për disa foto për tu mbajtur mend. Pas falënderimeve të çiftit dhe një përshëndetjeje shumë të shpejtë, sulmuesi i Liverpool vrapoi t'i bashkohej shokëve të kombëtares. Një surprizë për t'u mbajtur mend, duke marrë parasysh sa i dashur është Salah nga populli i tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI