Flash

Ish-sulmuesi i Inter, tani fillon të bëjë... kosha: Palacio debuton në kampionatin e basketbollit

Lapsi.al 26 September 2022
Ish-sulmuesi i Inter, tani fillon të bëjë... kosha: Palacio
Rodrigo Palacio e rinis nga një ekip i ri… basketbolli. Argjentinasi, i cili së fundi është liruar nga kontrata me Brescia, ka debutuar me fanellën e Garegnano Milanos. Skuadra që militon në Serie D Lombarda ka regjistruar edhe ndeshjen e parë zyrtare të ish-sulmuesit të Inter. 4 pikë për argjentinasin, të cilat nuk e ndihmuan skuadrën e tij të fitonte ndaj Basket Trezzano. Nga sulmues në basketbollist. Rodrigo Palacio ndryshon krejtësisht sport. Lojtari, aktualisht pa kontratë, nuk e ka njoftuar asnjëherë tërheqjen e tij nga futbolli, por në Argjentinë janë të sigurt. 40-vjeçari ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Sipas ESPN dhe Tyc Sports, El Trenza ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist dhe do ta shpallë shumë shpejt. Argjentinasi mbyll kështu një karrierë të gjatë dhe të suksesshme. Një karrierë, e cila e solli në Itali në vitin 2009, kur Genova e Enrico Preziosit e bleu nga Boca Juniors. Kështu, lamtumirë botës së futbollit, por jo sportit. Në fakt, Palacio tashmë ka zgjedhur një ekip të ri. 40-vjeçari i është bashkuar skuadrës Garignano, një klub basketbolli i Serisë D në Lombardi. Pak orë më parë, argjentinasi nga Bahia debutoi në fushë në ndeshjen e tij të parë zyrtare si basketbollist. Rodrigo mori pjesë në ndeshjen miqësore kundër Basket Trezzano. E ka qenë skuadra e Trezzanos, që në Instagram ka publikuar foton e parë të Palacio në versionin basketbollist. 40-vjeçari doli në fushë menjëherë për debutimin e tij. El Trenza arriti të grumbullonte 4 pikët e para, por nuk arriti të shmangte humbjen e skuadrës së tij. Pas disa muajsh pasigurie dhe propozimesh jo shumë intriguese, Rodrigo ka rizbuluar një pasion të lashtë. Sipas përditësimeve të fundit nga klubi milanez, Palacio është tashmë një “protagonist” i skuadrës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI