Flash

Zyrtarisht të divorcuar, por Wanda Nara e Icardi diçka fshehin. Dalin mesazhet: "Të dua Toxi"

Lapsi.al 26 September 2022
Zyrtarisht të divorcuar, por Wanda Nara e Icardi diçka fshehin.

Pas 9 vitesh, dy vajzave së bashku, shumë ulje-ngritje dhe selfie të panumërta, historia Wanda Nara e Icardi ka marrë fund. Ish-bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit që u transferua te Galatasaray e ka zyrtarizuar ndarjen. Një vendim, sipas asaj që u zbulua, i marrë nga Wanda, me sulmuesin që u përpoq në çdo mënyrë të ndreqte një çarje që tashmë ishte bërë shumë e madhe. Por mesa duket argjentinasja 'showgirl' po vazhdon ta “mbajë nën kontroll” lojtarin, siç e tregojnë edhe bisedat që ka publikuar në Instagram (dhe më pas i ka fshirë)...

Sulmuesi pati idenë brilante të publikonte si histori në Instagram disa screenshot të një sherri me ish-bashkëshorten, për t'i fshirë dhe zëvendësuar pastaj me mesazhe dashurie. Megjithatë, publikimi i bisedave nuk ka kaluar pa u vënë re. Në to Nara nervoze me Mauriton, e pyeste se ku është: “Po të telefonoj. Nesër kam disa foto në Uruguaj. Mund të më përgjigjesh?”, shkruan ajo pas telefonatave të shumta të cilave lojtari nuk i ishte përgjigjur. "Do përgjigjesh? Ose kur të më kërkosh ti, do të bëj të njëjtën gjë. Sepse në vend që të flesh me fëmijët shkon atje”.

Nisur nga këmbëngulja e Narës, qendërsulmuesi detyrohet të përgjigjet: “Jam vetëm, nuk kam pse të jap shpjegime. Ti me le. Tani do të më menaxhosh edhe jetën time si i ndarë?”, i shkruan ai. Ajo vazhdon t'i bëjë presion: “Sepse je gënjeshtar. I martuar dhe single”, me Mauron që replikon me elokuencë: “Jemi njësoj”. Një tjetër debat: “Nuk do të ma thuash ok, më keq për ty”, i shkruan Wanda Nara. Ndërsa Icardi ia kthen duke i thënë “Sa toksike!”. Në atë moment biondja argjentinase mbyll dialogun: “Sepse je dhelpër. Unë do të fle, nuk do të më thuash ku je, do ta mësosh”.

SURPRIZA

Megjithatë, pas pak minutash vjen fundi surprizë. Icardi ndan një tjetër screenshot, këtë herë të një video-telefonate në të cilën ai duket i lumtur në banesën e tyre dhe ajo, e lidhur nga Argjentina, me një buzëqeshje në fytyrë. Gjithçka duket e zgjidhur: “Të dua Toxi”, shkruan futbollisti, për të fshirë sërish gjithçka dhe pas disa orësh poston një selfie në të cilën i dërgon puthje bashkëshortes së tij, duke i lënë ndjekësit mjaft të shtangur.

Kush besonte se ndarja do të ulte perden e jetës së tyre private, padyshim është gabuar shumë...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI