Flash

Barcelona 'e lumtur' për dëmtimin e Araujo: dëshmpërblimi i FIFA-s është fantastik

Lapsi.al 27 September 2022
Barcelona 'e lumtur' për dëmtimin e Araujo:

Barcelona do të marrë dëmshpërblim për dëmtimin e Ronald Araujo. Lojtari u dëmtua në minutat e para të miqësores mes Uruguait dhe Iranit. Lojtari blaugrana u largua nga fusha për shkak të dëmtimit të tendinës në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë. Araujo do të operohet në ditët në vijim në Finlandë nga Dr. Lasse Lempainen. Ronald, siç shpjegohet nga Mundo Deportivo, në fakt rrezikon të humbasë Kupën e Botës në Katar. Klubi katalanas, i cili do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e tij, do të marrë dëmshpërblim nga FIFA.

Sipas ‘Player Protection Program’, i miratuar në dhjetor 2018 dhe në fuqi deri në fund të vitit, federata ndërkombëtare është e detyruar të paguajë dëmshpërblim klubit. Por sa do të paguajë? Flitet për një maksimum prej 20,458 euro në ditë për një lojtar që dëmtohet me kombëtaren e tij. Kjo në fakt vlen vetëm nëse mungesa zgjat më shumë se 28 ditë, siç pritej në rastin e mbrojtësit amerikano-jugor. FIFA ndan një fond prej 80 milionë euro në vit për këtë lloj problematike.

TRAJTIMI

Shuma e paguar nga FIFA është llogaritur duke marrë parasysh pagën fikse të lojtarit. Nuk janë marrë parasysh variablat, por mund të arrijë në gati 7.5 milionë euro. Qendërmbrojtësi nuk dëshiron të humbasë Botërorin dhe preferon të ndjekë një trajtim ndryshe. Te Barça, megjithatë, preferojnë rrugën e operacionit, sepse trajtimet konservative deri më tani nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme. Është rasti i Umtiti, për shembull, i cili nuk u rikuperua ose rasti i Ansu Fati.

Prandaj, trajtimi konservativ nuk është i besueshëm dhe nuk parashikohet. FIFA do t'i paguajë rrogën Araujos (jo variablat) gjatë dëmtimit. Por ajo që e shqetëson Barçën është se lojtari, që rinovoi së fundmi deri në vitin 2026, nuk do të rikthehet së shpejti në fushë. Kjo sigurisht në anën financiare e bën të lumtur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI