Flash

U martua me yllin e TikTok, e gjen Porsche në flakë: pas makinës së të vëllait e pëson edhe vetë Ihattaren

Lapsi.al 28 September 2022
U martua me yllin e TikTok, e gjen Porsche në flakë: pas makinës
Futbolli dhe jeta private e Mohamed Ihattaren po marrin tipare gjithnjë e më të errëta. Mesfushori holandez u ble nga Juventusi në verën e vitit 2021 dhe më pas u huazua te Sampdoria. Por debutimi i tij në Itali nuk ndodhi kurrë për shkak të problemeve familjare. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai ishte kthyer në Holandë. I huazuar më vonë nga bardhezinjtë te Ajax, 20-vjeçari i talentuar u përpoq të ringrihej, por problemet e tij jashtë futbollit kanë ndikuar gjithmonë në performancën e tij. Këto ditë Ihattaren është vënë sërish në qendër të lajmeve. Makinës së tij Porsche iu vu zjarri. Policia në Utrecht, siç raporton De Telegraaf, zbuloi Porsche Panamera gri, në flakë. Makina e Ihattaren me vlerë mbi 100,000 euro u dogj rreth orës 3 të natës mes të hënës dhe të martës. Oficerët, të bindur se bëhej fjalë për zjarrvënie, kanë vendosur të marrin në pyetje banorët. Kjo për të kuptuar në rast se dikush e ka parë atë që ka ndodhur. Natyrisht po vëzhgohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Aksidenti, nëse mund të flasim për një “aksident”, vjen vetëm një javë pasi makina e vëllait të tij Yasir, pati të njëjtin fat.

FAKTET

Ihatteren u martua me yllin e TikTok, Yasmine të dielën dhe De Telegraaf thotë se lojtari është nën "kërcënime serioze" nga gangsterët kriminalë. Shkak është pikërisht marrëdhënia e tij me influencuesen. Megjithatë, nuk është zbuluar saktësisht se për çfarë i referohen këto kërcënime apo mbi çfarë bazohen ato. Gazeta holandeze zbuloi gjithashtu se hetuesit kanë “vëzhguar” kriminelë të njohur “në afërsi të 20-vjeçarit dhe familjes së tij”. Ata kanë saktësuar se ai nuk është i përfshirë personalisht në asnjë krim, por se njeh mirë disa kriminelë. Në fillim të gushtit u fol për të pikërisht për shkak të kërcënimeve të marra nga disa anëtarë të Mafias Mocro. Një organizatë mafioze marokene që vepron prej vitesh mes Holandës dhe Belgjikës. Për këtë arsye Ajax kishte vendosur të mos bënte një prezantim zyrtar. Ndërkohë, 20-vjeçari ka shkruar në mënyrë të kriptike në Instagram: “Xhelozia është në ajër. Për fat të mirë, materiali është lehtësisht i zëvendësueshëm”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Yasmine (@iitsyasmine)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI