Flash

Paola Ferrari zbulon momentin e krisjes mes Totti e Blasi: "Ai po kalonte një çast delikat, ajo zgjodhi punën”

Lapsi.al 28 September 2022
Paola Ferrari zbulon momentin e krisjes mes Totti e Blasi: "Ai po kalonte

Gazetarja sportive italiane, Paola Ferrari, ka folur për 'La Vita in Diretta' për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Moderatorja e njohur e RAI-t ka rrëfyer momentin kur lidhja mes të dyve filloi të plasaritet.

“Kam parë disa momente. Gjithçka lindi kur ai u largua nga futbolli. Totti përjetoi një moment shumë të komplikuar. Duhej të shkonte në Miami për të luajtur me Nestën, ua kishte thënë edhe fëmijëve të tij. Pastaj në një farë mënyre ishte ajo që donte të qëndronte në Itali, sepse e ka shumë për zemër punën e saj. E bën mirë sepse është e drejtë kështu, por atij nuk i la hapësirë. Ajo nuk ia la atë hapësirë në atë moment të vështirë për të. Ajo vazhdoi në mënyrë egoiste, por edhe korrekte, duke vazhduar në rrugën e saj. Aty ishte fillimi i ndarjes”, tha gazetarja dhe prezantuesja e RAI-t Paola Ferrari.

Lexo më tej: I gjeti mesazhet në telefon, Francesco Totti thyen heshtjen për ndarjen me Ilary: “Nuk tradhëtova i pari”

Pas 17 vitesh martesë, Francesco Totti dhe Ilary Blasi i thanë lamtumirë njëri-tjetrit. Një krizë që ishte kuptuar që në muajin shkurt, por në atë moment cifti e mohoi dhe kërkoi respekt për tre fëmijët e tyre: Cristian, Chanel dhe Isabel. E përjavshmja ‘Chi’ zbuloi se çfarë kishte ndodhur mes të dyve. Revista zbuloi se muaj më parë Totti kishte zbuluar mesazhe komprometuese në celularin e Blasit. Djaloshin ajo e kishte frekuentuar në Milano gjatë udhëtimeve të saj për të drejtuar “Isola dei Famosi”. Nga ana e tij, megjithatë, ish-futbollisti prej kohësh ishte në një lidhje me një tjetër femër, Noemi Bocchi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI