Flash

Vonesë e papritur në rikuperim: Lukaku humbet edhe ndeshjen me Romën

Lapsi.al 28 September 2022
Vonesë e papritur në rikuperim: Lukaku humbet edhe ndeshjen me

Romelu Lukaku nuk do të jetë në fushë kundër Romës. Edhe sot sulmuesi ka zhvilluar një punë të diferencuar në Appiano. Për këtë arsye është praktikisht e pamundur të imagjinohet prania e tij, qoftë edhe në pankinë, ndaj skuadrës së Mourinhos. Nëse do të llogaritej në bazë përqindje, nuk bëhet fjalë për më shumë se 5% për ndeshjen e së shtunës. Edhe kjo shifër i atribuohet ekskluzivisht vullnetit të lojtarit, i cili vazhdon të shtyjë.

NDOSHTA NË CHAMPIONS - Objektivi, mbi gjithçka tjetër, është të përpiqen ta kthejnë sulmuesin te Inzaghi për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. Në Appiano ka kujdes maksimal rreth belgut. Duhet të shmanget me kujdes çdo mundësi e një ridëmtimi, që në atë pikë do të shkaktonte një ndalesë për të gjithë ciklin e ardhshëm të ndeshjeve deri në Kupën e Botës. Lukaku nuk ka një muskulaturë të zakonshme. Pesha trupore prej 100 kg dhe lloji i lojës së bërë me zgjatje të vazhdueshme kërkojnë një ndalesë.

Lexo më tej: Mesazhi paralajmërues i Calhanoglu e Lukaku: “Po kthehemi”

Ja pse rikthimi i shumëpritur është i destinuar të vonohet edhe pak. Më mirë pak më shumë durim se rreziku i një dëmtimi të përsëritur. Ky është refreni i Inzaghit dhe stafit mjekësor zikaltër, në lidhje me Lukakun. Një lajm i mirë, megjithatë, vjen nga fronti i Calhanoglu. Turku do të konsiderohet i rikuperuar, kundër Romës ai me siguri do të jetë i disponueshëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI