Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Thiago Silva tregon atë që di për ‘ftohtësinë’ Neymar-Mbappé: “Ky argument vë në siklet shumë persona”

Lapsi.al 29 September 2022
Thiago Silva tregon atë që di për

Në një skuadër ku dy kampionë nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin gjërat nuk mund të jenë mirë. Ftohtësia për të mos thënë armiqësia mes Mbappe dhe Neymar mban në ankth PSG dhe tifozët e tij. Ndonëse nuk ka patur një konfirmim të konfliktit gjërat janë kuptuar. Mjafton të dëgjosh Thiago Silva, që njërin e njeh shumë mirë, tjetrin dicka më pak. Megjithatë, në fjalët e brazilianit është e qartë se marrëdhënia mes Neymar dhe Mbappé te Paris Saint-Germain nuk është e mirë. E se fërkimet, për të cilat mediat kanë folur shpesh, ekzistojnë.

Siç raporton Sport.es, mbrojtësi brazilian i Chelsea dhe Kombëtares pesë herë kampione bote ka folur për këtë temë. Ish-lojtari i PSG iu përgjigj disa pyetjeve, duke u përpjekur të qëndrojë jashtë saj, por duke shpjeguar se situata po krijon shumë shqetësime.

“Marrëdhënia mes Neymar dhe Mbappe? Nuk jam i përfshirë në të gjitha këto, nuk e di se çfarë po ndodh”, ka dashur të saktësojë Thiago Silva. “Nuk mund të flas për Kylian, por - raporton Sport - mund të flas për Neymarin, pasi e njoh shumë mirë. Ai bën gjithçka për të ndihmuar ekipin, shënon shumë gola dhe asiste. Ky është O'Ney. Ai është i pabesueshëm, një magjistar. Fatkeqësisht në vitet e kaluara ai kishte dëmtime shumë të rënda që nuk e lejonin të përfundonte mirë sezonin fizikisht. Këtë vit është diçka tjetër. Ai u përgatit shumë gjatë pushimeve. Unë isha me të në Brazil, e pashë dhe shpresoj se mund të vazhdojë me këtë mentalitet. Nuk mund të flas për gjëra të tjera, por me siguri kjo çështje vë në siklet më shumë se një person”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI