Flash

Motra e CR7 sulmon tifozët portugezë: “Mosmirënjohës, pështyjnë në pjatën ku kanë ngrënë!”

Lapsi.al 29 September 2022
Motra e CR7 sulmon tifozët portugezë: “Mosmirënjohës,

Sa herë ka ndonjë kritikë për pesë herë Topin e Artë, është e sigurtë se dikush pranë tij, përfshirë familjen dhe miqtë e ngushtë, do të përgjigjet menjëherë. Kështu, nuk mund të shkonte ndryshe edhe këtë herë. Ronaldo ishte ndër më të sulmuarit nga tifozët portugez pas disfatës ndaj Spanjës. Në atë ndeshje numri 7 nuk u shfaq në lartësinë e famës dhe rekordeve të tij. E sjellja e tifozëve nuk është pëlqyer aspak nga Katia Aveiro. Motra e CR7, siç sqaron Sun, ka marrë fjalën në Instagram për t'iu përgjigjur.

KATIA AVEIRO

E si gjithmonë, asnjë gjurmë diplomacie nga ana e saj... "Cristiano ka pranë tij familjen dhe ata që e duan. E këta njerëz do të jenë gjithmonë në anën e tij, pavarësisht gjithçkaje. Por ajo që ndodh në këtë moment nuk më befason aspak. Portugezët pështyjnë në pjatën ku kanë ngrënë, kështu ka qenë gjithmonë". Një sulm i vërtetë për ata që prej vitesh përkrahën CR7 dhe u gëzuan falë paraqitjeve të tij me kombëtaren. Por tani ata e kritikojnë dhe e kanë evidentuar si problemin kryesor të kombëtares së Fernando Santos. E nuk mbaron me kaq, sepse Katia Aveiro ka ende shumë për të thënë.

"Duhet ta ndihmojmë atë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për Portugalinë. Por portugezët janë të këqij, të poshtër, pa shpirt, budallenj dhe gjithmonë mosmirënjohës. Shohin një djalë që është në tokë, në gjunjë dhe askush nuk i jep dorën. Është mizore, sepse ai ka dhënë dhe po jep shumë. Ai përtokë quhet Cristiano Ronaldo dhe është vetëm lojtari më i mirë në botë." Me pak fjalë, nuk është një atmosferë e mirë në anët e Lisbonës, një muaj e gjysmë nga fillimi i Kupës së Botës. Duke e njohur CR7, kritikat që kanë rënë mbi të mund të shërbejnë edhe si nxitje. Por është gjithashtu e vërtetë që ndeshja me Spanjën tregoi një Ronaldo që fizikisht dukej një hije e vetes. Ndoshta ka filluar të ndihet pesha e viteve, por në Portugali një lloj mirënjohje ndaj fenomenit nga Funchal edhe mund të tregohet…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI