Flash

Wanda e lë, Icardi nuk heq dorë: ja mesazhi i Mauritos në live të bashkëshortes në rrjetet sociale

Lapsi.al 29 September 2022
Wanda e lë, Icardi nuk heq dorë: ja mesazhi i Mauritos në live

Wanda Nara ndodhet në Argjentinë për arsye pune, por ndarja nga Mauro Icardi duket të jetë përfundimtare. E megjithatë një lloj rezerve mbetet. Diçka e domosdoshme në një histori dashurie të trazuar si ajo e çiftit argjentinas. Mes tradhtive, detajeve në rrjetet sociale dhe luhatjeve, historia nuk përjashton asnjë goditje të ndaluar.

Mbrëmjen e djeshme Wanda nisi një transmetim live me ndjekësit nga divani i saj. Një pjesëmarrje masive, me gati 100,000 fansa të ndërlidhur. Wanda është shumë e dashur në Argjentinë dhe ka një numër ndjekësish shumë të rëndësishëm. Sipërmarrësja dhe antarja e jurisë në spektaklin Il Cantante Mascherato e bëri të qartë se vuante nga thashethemet e shumta që përhapeshin për të: “Sa herë që më duhej të vendosja fytyrën time, i kam thënë të gjitha, gjërat e mira, të këqijat, të bukurat. Edhe ato që askush nuk do t'i thoshte ose ato që ndonjëherë duhet të mbahen brenda katër mureve... Kështu që më duket se ka gjëra të pavend dhe shumë agresive. Vibrimet negative të disave më rrëzojnë. Fjeta në shtëpinë e Zairas dhe kur u ktheva në shtëpi televizori ishte ndezur dhe të betohem se e fika sepse jam e hidhëruar. Nuk mund ta besoj sa e lehtë është të shpikësh gjëra", tha Wanda live.

Ndërkohë nga Turqia po vijnë mesazhe kontradiktore. Wanda duket shumë e vendosur, por është edhe një Icardi që nuk dorëzohet. Maurito dëshiron të luftojë për të rikthyer shoqen e tij të jetës. Icardi ka postuar dje tatuazhin me inicialet e tyre dhe numrin 27 (përvjetorin). Jo vetem. Në transmetimin live të nisur nga Wanda ka ndërhyrë edhe ai me një mesazh për modelen: “Të dua”. Duket se lojtari i Galatasaray nuk dëshiron ta hedhë peshqirin në ring.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI