Flash

Video/ Gurë, shkopinj e karrige, përplasen egër dy tifozeritë: plagoset shefi i sigurisë, ndërpritet Boca J-Quilmes

Lapsi.al 29 September 2022
Video/ Gurë, shkopinj e karrige, përplasen egër dy
Në Estadio Malvinas Argentinas në Mendoza, Boca Juniors mposhti 3-2 Quilmes, në Copa Argentina. Por ajo që karakterizoi ndeshjen ishte përplasja mes dy tifozerive që shpërthyen një çerek ore para fishkëllimës së fundit. Arbitri u detyrua të ndërpresë lojën për mbi 20 minuta, sepse në fushë vërshuan gurë, shkopinj e karrige, me shefin e sigurisë të Quilmes të plagosur, i goditur në fytyrë. Episode të shëmtuara në Mendoza, rreth minutës së 75-të, me rezultatin 3-2 në favor të klubit të Buenos Aires. Tifozët e Quilmes në fakt nisën të godasin me gurë dhe sende të tjera të forta tifozët e Xeinezes. Ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë, me mjetet e trazirave, që u përpoq të rivendoste qetësinë. Kjo i lejoi tifozët e Boca Junior të largoheshin të sigurtë në pjesën e lartë të sektorit ku ishin sulmuar. Trazirat nisën në pjesën “neutrale” të tribunës ku sektori i rezervuar për tifozët e Quilmes kufizohej me atë në të cilin ishin vendosur tifozët e Bocas. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, pati disa të plagosur. Mes tyre shefi i sigurisë të Quilmes, i cili pësoi një prerje të rëndë në kokë. Me fytyrën e mbuluar me gjak, ai u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i klubit. Boca më pas lëshoi një deklaratë: “Na vjen keq për incidentet tragjike të pësuara nga tifozët e Xeneizes që udhëtuan në Mendoza për të shijuar Boca-Quilmes sonte. Klubi vihet në dispozicion të familjeve dhe miqve të tyre”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI