Flash

Disiplina 'fshikullon' me gjoba: Partizani e pëson që në debutim në 'shtëpinë' e re

Lapsi.al 1 October 2022
Disiplina 'fshikullon' me gjoba: Partizani e pëson që

Vetëm një i skualifikuar në Kategorinë e Parë e pastaj gjobat e zakonshme, sipas asaj që ka vendosur Disiplina. Kështu, pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, Partizani është i detyruar të paguajë 50.000 lekë. E gjitha i atribuohet sjelljes së gabuar të tifozëve në debutimin në stadiumin e ri. Bashkë me Partizanin e ka pësuar edhe Lushnja, e detyruar të paguajë të njëjtën gjobë.

Në vendimet që ka dhënë Disiplina janë edhe tetë ndeshje skualifikim, për zyrtarin e Tomorit, Hoxha. Mbi të rëndon sjellja jo sportive ndaj arbitrit të ndeshjes. Megjithatë, skualifikimi është i pjesshëm dhe qendron pezull pas shlyerjes së gjysmës së dënimit. E ka pësuar nga Disiplina edhe lojtari i Butrintit Albi Selimaj, i cili do të qendrojë jashtë për 4 javë. Vendimi është dhënë mbi sjelljen anti-sportive të lojtarit.

Lexo më tej: Disiplina e gjobave: logo e pavendosur e sponsorit të Superiores më produktive se sjellja e gabuar e tifozëve

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 1.10.2022

1. FC Lushnja e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Zyrtari i FK Tomori, Kejsi Hoxha e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit. Kjo pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

3. FK Partizani e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. Lojtari i KF Butrinti, Albi Selimaj, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

MOSHAT

5. Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i Akademia e Futbollit U14, Valentin Rusi e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Vllaznia U14, Adis Krymbi, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i SHS Pepa U14, Enis Zoto, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Laci U-14, Klaudio Stafa, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i FK Dinamo U14, Andra Thanasi, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shënkollit, Sebastjan Deda, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

14. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Butrinti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI