Flash

Emerson Royal investimi i çmendur: shpenzoi gati 1 milion paund për të impresionuar Conte

Lapsi.al 1 October 2022
Emerson Royal investimi i çmendur: shpenzoi gati 1 milion paund për

Emerson Royal është i gatshëm të bëjë gjithçka për t'i bërë përshtypje teknikut Antonio Conte. Ylli i Tottenhamit shpenzoi 800,000 paund për të përmirësuar performancën e tij dhe për të hyrë në zgjedhjet e para të trajnerit italian. Anësori iu bashkua Spurs nga Barcelona në vitin 2021, kur Nuno Espirito Santo ishte ende në pankinën e klubit londinez. Portugezi, në nëntor të të njëjtit vit, u shkarkua dhe u zëvendësua nga Conte. Mirëpo, thuhet se teknikut të ri nuk i kishte lënë përshtypje të mira 23-vjeçari. Braziliani nuk u dekurajua, përkundrazi bëri gjithçka për t'u përmirësuar dhe për t'i bërë përshtypje trajnerit.

Emerson Royal, shpjegon The Sun, ka shpenzuar rreth 1 milion paund për të përmirësuar lojën e tij. Braziliani ka blerë një dhomë hiperbarike për terapinë me oksigjen. Kjo e ndihmon atë të ruajë nivelet e fitnesit. Megjithatë, stafi i lojtarit mendoi edhe për shëndetin e tij mendor. Babai i Emerson, i cili është pjesë e stafit, ka punësuar një neuroshkencëtar për të ndihmuar 23-vjeçarin të përballojë presionin e Premier League. Neuroshkenca përfshin monitorimin e sjelljes së trurit dhe zbulimin e funksionimit të tij. Është një fushë në zhvillim të shpejtë.

RASTI HAKIMI

Sipas tabloidit britanik, Emerson Royal ka studiuar në detaje Achraf Hakimin. Conte punoi me lojtarin maroken te Interi dhe në vitin 2021 e quajti atë një nga mbrojtësit më të fortë në botë: “Ai kishte nevojë për pak pankinë dhe e pranoi me qetësi dhe është i etur për të mësuar. Tani ai është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Ai është përmirësuar shumë edhe në fazën mbrojtëse”. Rasti perfekt për studim nga Royal.

E rezultatet, me sa duket, dallohen. Para pauzës ndërkombëtare, ishte vetë Conte ai që theksoi se sa është përmirësuar lojtari: “Jam shumë i lumtur me të, për mënyrën se si e filloi sezonin dhe për rritjen e tij. Vetëm mendoni se si luajti vitin e kaluar dhe si është përmirësuar këtë vit”. Tottenham do të rikthehet në fushë në orët e ardhshme për ndeshjen kundër Arsenalit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI