Flash

Bender, çfarë goditje ndaj Nagelsmann: “Edhe një bukëpjekës mund ta drejtojë Bayern, por ai nuk arrin dot”

Lapsi.al 1 October 2022
Bender, çfarë goditje ndaj Nagelsmann: “Edhe një

Manfred Bender i ka bërë një goditje të fortë Julian Nagelsmann. Ish-lojtari i Bayernit është vetëm i fundit që i është bashkuar valës së kritikuave ndaj trajnerit gjerman. 35-vjeçari është në sezonin e tij të dytë në Mynih, por nuk po ecën aq mirë sa pritej. Rezultatet e dobëta në Bundesligë kanë filluar të shqetësojnë tifozët dhe kritikat nuk kanë vonuar. Bavarezët, të cilët mburren me 10 tituj radhazi në kampionat, nuk janë mësuar të vuajnë në shtëpi, por diçka ka ndryshuar këtë vit.

Këtë sezon, pavarësisht se dy fitoreve në Champions kundër Interit dhe Barcelonës, ata po vuajnë në kampionat. E Nagelsmann ka përfunduar në bankën e të akuzuarve. Tre barazime (kundër Mönchengladbach, Union Berlin dhe Stuttgart) dhe një humbje (kundër Augsburg) në ndeshjet e fundit. Bayern nuk fiton dhe rezultatet negative nuk pëlqehen. Klubi, siç u përmend disa herë nga Oliver Khan, mbështet teknikun, por kritikat nuk mungojnë. Të fundit, sipas rendit kronologjik, vijnë nga Manfred Bender, ish-lojtar i Bayernit në vitet '80 dhe '90 dhe kampion i Bundesligës.

Ish-lojtari, në një intervistë për Sportradio Deutschland, sulmoi hapur Nagelsmann: “Edhe një bukëpjekës mund të drejtojë Bayernin. Nuk ka nevojë të jesh trajner i mirë, thjesht duhet të jesh në gjendje të menaxhosh ekipin. Por as këtë Nagelsmann nuk mund ta bëjë dot".

BENDER: “DUHET TË BËJË NJË HAP PRAPA”

35-vjeçari, sipas Bender, nuk i ka aftësitë, por kjo nuk është e gjitha. Qëndrimi i trajnerit, sipas ish-lojtarit të Bayernit, nuk është i mirë. Duket sikur, thekson Bender, ai dëshiron të jetë mik me lojtarët: "Julian më jep ndjesinë se ai dëshiron të konsiderohet i barabartë me lojtarët, por tani ai është te Bayern Mynih. Ai duhet të bëj një hap prapa”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI