Flash

"Pini një Bale Ale ose Bale Lager": Uellsi në Botëror, Gareth Bale promovon birrat e tij për të festuar eventin

Lapsi.al 2 October 2022
"Pini një Bale Ale ose Bale Lager": Uellsi në Botëror,

Uellsi pas 64 vitesh do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Për të festuar këtë ngjarje historike, kapiteni Gareth Bale ka promovuar markën e tij të birrës. Kapiteni i Uellsit udhëhoqi kombëtaren e tij për të fituar kualifikimin për Katar. Skuadra e Robert Page do të përballet me Anglinë, Iranin dhe SHBA në fazën e grupeve. Kjo është paraqitja e tyre e parë në turne, që nga viti 1958.

Për të festuar këtë moment historik, tifozët e Uellsit do të jenë në gjendje të blejnë një gotë Bale Ale ose Bale Lager. Marka e birrës së kapitenit do të jetë e disponueshme në Uells nga 3 tetori. Gareth planifikon të dhurojë një përqindje të fitimeve për zhvillimin e futbollit në vendlindje.

Lajmin e bëri të ditur vetë 33-vjeçari për agjencinë e lajmeve PA: “Mezi pres të hedh në treg Bale Ale dhe Bale Lager, në dyqanet Tesco, në të gjithë Uellsin. Marka lindi disa vite më parë dhe ta shohësh të rritet është vërtet emocionuese. Të bashkëpunoj me Glamorgan Brewing Co që e ka selinë vetëm 10 minuta nga shtëpia ime e bën raportin edhe më të veçantë. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që kemi krijuar së bashku. Me këtë partneritet ne synojmë t'i kthejmë diçka futbollit të Uellsit. E, në veçanti, duam të ndihmojmë zhvillimin e strukturave të futbollit në të gjithë Uellsin në nivel lokal. Shpresojmë që tifozët nga i gjithë Uellsi të jenë në gjendje të shijojnë pak Ale dhe Lager ndërsa i afrohemi Kupës së Botës këtë vit".

SI DO TË JENË BIRRAT E KAPITENIT

Bale Ale është përshkruar si një "birrë e artë, me një shije të freskët dhe brilante" e bërë nga HOPS Goldings, Columbus dhe Citra. Ndërsa Bale Lager është një pije "krokante dhe me shije të pastër" e prodhuar me Saaz.

Ende nuk është konfirmuar nëse birrat e uellsianit do të shiten apo jo në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, jashtë Uellsit. Ish-lojtari i Real Madrid, në vitin 2023, ka idenë t'i eksportojë edhe në Kaliforni. Gareth Bale aktualisht luan aty për Los Angeles FC.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI