Flash

Tifozët e Inter nuk do e falin kurrë, ardhjen e Dybala e bllokoi Inzaghi: "Kam Correa, nuk më duhet"

Lapsi.al 3 October 2022
Tifozët e Inter nuk do e falin kurrë, ardhjen e Dybala e bllokoi

Paolo Dybala tek Inter dukej e kryer e megjithatë nuk ndodhi. Sulmuesi argjentinas u transferua te Roma, me zikaltrit që besuan mbi të gjithë te ardhja e Lukaku dhe mbajtën Correa. Në atë moment, ndoshta askush nuk shkuli flokët për mungesën e ardhjes së ish-numrit 10 bardhezi. Por duke parë shpërthimin e tij në Olimpico dhe sulmin e flashkët zikaltër (pa Lukakun) mendimi është rikthyer në atë episod kyç.

E për ta shtuar më tepër dëshpërimin e tifozëve, Gazzetta dello Sport rindërton tratativat e verës me Paulo Dybala. Gazeta rozë zbulon arsyet përse dështoi transferimi i argjentinasit te Inter. Gjithmonë i vlerësuar nga Marotta dhe Zhang, ndalesa e parë në negociatat me Joya erdhi me ardhjen e Lukakut. Belgu ishte evidentuar nga stafi teknik si një prioritet absolut për sulmin. Por edhe pas ardhjes së belgut, zikaltrit nuk hoqën dorë plotësisht nga argjentinasi dhe presidenti Zhang i dha dritën jeshile blerjes.

Lexo më tej: Dybala-day për Romën: priten 50 mijë tifozë për festën e prezantimit

E gjitha në rast të shitjes së një prej sulmuesve në organikë. Zgjedhja duhet të binte parë të gjithëve te Correa. Por tekniku Simone Inzaghi bllokoi gjithçka, duke mbrojtur me forcë Tucu-n dhe duke penguar efektivisht rrugën e ardhjes së Dybala. Tani gjërat janë komplikuar, tekniku shihet si fajtor për situatën dhe ky lajm nuk është se do t'i pëlqejë tifozëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI