Flash

"Ishim si fëmijë para Tiranës". Colella nuk kursen askënd pas humbjes në derbi: "Nuk ka funksionuar asgjë"

Lapsi.al 2 October 2022
"Ishim si fëmijë para Tiranës". Colella nuk kursen

“Nuk ka funksionuar asgjë. Kemi bërë një pjesë të parë të shëmtuar ku nuk kemi bërë atë që kishim përgatitur. Na shkoi mirë se morën një karton të kuq. Pastaj filluam të flinim e pësuam të dytin. Ndoshta nuk kam qenë bindës unë. Nëse lojtarët shkojnë në fushë e bëjnë gjëra të tjera, ndoshta nuk kam qenë bindës unë". Giovani Colella nuk kursen askënd nga lojtarët e tij, pas humbjes në derbin me Tiranën 0-2 përballë Tiranës. Një humbje e rënduar edhe më shumë edhe nga fakti se bardheblutë luajtën për gati 1 orë me një lojtar më pak: "Tirana bëri ndeshjen që duhej të bënte edhe me 10, ndaj fitorja ishte absolutisht e merituar. Në vend që të bënim gol ne kur ishin me 10, bënë ata dhe u treguan të aftë. Mendoj se kemi humbur në mënyrë të merituar".

Gabime si skuadër e gabime individuale. Sigurisht që italiani mundohet të mos flasë për lojtarë të vecantë, duke e përgjithësuar situatën: "Kemi pësuar një gol të pabesueshëm të dytin, por edhe goli i pari ishte mjaft i pabesueshëm. Nuk ishte situata për të lënë vetëm kundërshtarin. Janë gjëra që, sipas meje, mund të evitoheshin - tha Colella, duke kaluar te portieri -. Kishte një gabim të Rexhepit siç kishte të të tjerëve. Sipas meje qasja nuk ishte e duhura nga fillimi nga të gjithë, ky është realiteti. Ndeshjet humben nga gabimet, si të Rexhepit apo tjetrit, por qasja nuk ishte e duhura".

Në mbyllje edhe një konstatim që nuk do t'i pëlqejë aspak tifozëve të kuq, që në derbi presin betejë nga lojtarët: "Ne e kishim përgatitur në një mënyrë, e kemi bërë shumë të ndrojtur, si fëmijë. Ndoshta ishte edhe problem emocionesh, ndoshta nuk u shpjegova mirë. I kemi bërë gjërat në mënyrë të ndrojtur”, përfundoi tekniku italian pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI