Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Ibrahimovic, dy Ferrari dhuratë për 41 vjetorin e lindjes, Milan i dën dedikimin: "Nuk bëjnë më si... ai"

Lapsi.al 3 October 2022
Ibrahimovic, dy Ferrari dhuratë për 41 vjetorin e lindjes, Milan i
Milani feston 41 vjetorin e Zlatan Ibrahimovic dhe i bën dhuratë një dedikim special. Teksa priste që të mund ta përqafonte sërish në fushë, klubi kuqezi ka dashur ta urojë sulmuesin suedez. Ibra, pavarësisht kartës së tij të identitetit, vazhdon të nxitojë të rikthehet në fushë. Për shtatlartin karizmatik do të ishte mundësia të luajë sezonin e tij të 28-të si profesionist. "Nuk bëjnë më si... ai - ishte mesazhi i Milanit në rrjetet sociale -. Me një fjalë, unik. Kalofsh një ditëlindje hyjnore". DHURATË VETES PËR DITËLINDJE? DY FERRARI Zlatan Ibrahimovic zakonisht i dhuron vetes një supermakinë për çdo ditëlindje. Por këtë vit ai ka dashur ta ekzagjerojë dhe të vendosë dy Ferrari të reja në garazhin e tij. Kjo dhuratë u bë e ditur nga vetë suedezi në rrjetet sociale, kur postoi një foto të dyfishtë. Qendërsulmuesi i Milan ka blerë një Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A. I pari kushton dy milionë euro dhe do të prodhohet në vetëm 599 njësi, i dyti kushton në listën e çmimeve 578 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI