Flash

"Super League është kualitet: Federer-Nadal 40 herë, Real-Liverpool 9 herë në 67 vjet"

Lapsi.al 3 October 2022
"Super League është kualitet: Federer-Nadal 40 herë,

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk heq dorë nga ëndrra e Super League dhe i rikthehet çështjes. Në fakt, gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore të anëtarëve të klubit, ai tha se “objektivi i Super League është modernizimi i futbollit. Nga ana tjetër, UEFA, duke rimodeluar formatin e Champions League, ka bërë krejt të kundërtën”. Presidenti i Realit më pas e krahasoi futbollin me tenisin, një sport në të cilin lojtarët më të mirë në botë luajnë kundër njëri-tjetrit disa herë në vit. "Përse do të dëshironit t'i privoni tifozët nga kaq shumë sfida magjepsëse? - tha Perez -. Nadal dhe Federer janë përballur me njëri-tjetrin më shumë se 40 herë, Nadal dhe Djokovic madje 59: mendoni se njerëzit janë të mërzitur nga kjo? Në vend të kësaj, Real Madrid dhe Liverpool kanë luajtur kundër njëri-tjetrit vetëm 9 herë në 67 vjet”.

Pastaj një pickim për presidentin e PSG-së, Al-Khelaifi, i cili është gjithashtu numri 1 i ECA, shoqata e klubeve kryesore evropiane, dhe që është krejtësisht kundër Super League. "Presidenti i shoqatës së klubeve - ishin fjalët e Florentinos - tha se Real Madrid dëshiron të nisë Super League nga frika e konkurrencës. Kështu që ne duhet t'i kujtojmë atij se çfarë është Reali: klubi më i suksesshëm në histori".

ZGJIDHJA

"Me respektin maksimal për kampionatet kombëtare, ligat e mëdha evropiane duhet të ofrojnë ndeshje gjatë gjithë vitit - tha Perez -, veçanërisht ndeshje që i afrojnë të rinjtë. Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të shënojë të ardhmen e futbollit. Monopoli i UEFA-s vihet në pikëpyetje dhe me zgjidhjen e saj do të shënojë të ardhmen e futbollit. Prej andej do të punojmë për të përmbysur trendin aktual të futbollit në Europë, askush të mos dyshojë në përkushtimin e Realit për këtë”.

E përsëri: "Futbolli evropian ka parë të ardhurat e tij të reduktohen me 7.2 miliardë dhe tani duhet të vlerësojmë efektet e luftës. Futbolli ka një të ardhme të errët përpara nesh, nëse nuk bëjmë diçka. Sepse është gjithnjë e më pak interesant për të rinjtë që kërkojnë një produkt cilësor. Atë që futbolli nuk e ofron më”.

Sipas presidentit të Real, "çfarë kuptimi ka t'u mohohen tifozëve këto ndeshje? Nëse sportet e tjera do të mendonin si futbolli, Nadal do ta kishim parë vetëm tre herë kundër Federer. UEFA po shton numrin e ndeshjeve të parëndësishme dhe kjo do të përshpejtojë rënien e futbollit. Një shembull? Për Forbes, Real Madrid ishte klubi i pestë në botë në të gjitha sportet, tani është i 13. Në këtë renditje vetëm tre klube janë ekipe futbolli. Tendenca është e padiskutueshme: në Shtetet e Bashkuara punojnë mirë dhe në Evropë shumë keq”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI