Flash

“Ta pres kokën dhe e fus në valixhe, nëse im bir nuk luan”: kërcënime shokuese trajnerit të Avellino

Lapsi.al 3 October 2022
“Ta pres kokën dhe e fus në valixhe, nëse im bir nuk

Një tentativë e rëndë agresioni mbi kreun e sektorit të të rinjve të Avellino, Giuliano Capobianco ka ndodhur në Venticano. Aty dje, ekipet e Irpinia Under 15 dhe 17 u përfshinë në ndeshjet në shtëpi kundër Viterbese. Nga tribuna, një prind i një lojtari të Avellino fillimisht nisi të shante dhe më pas u drejtua kërcënueshëm drejt fushës kundër personit përgjegjës. Trajneri u quajt fajtor për mungesën ose aktivizimin e pakët të fëmijës së tij. Vetëm ndërhyrja e prindërve të tjerë ka shmangur kontaktin mes palëve. Ndërsa, shoqëria bardhezi ka ndërhyrë përmes një deklarate zyrtare.

SOLIDARITETI

"Klubi shpreh solidaritet të plotë me Giuliano Capobianco, drejtues i sektorit të të rinjve, për kërcënimet dhe tentativat e vazhdueshme të agresionit të pësuar muajt e fundit nga prindërit. Ata, pa asnjë bazë dhe me mënyra të diskutueshme, ankohen për mungesën e aktivizimit të fëmijëve të tyre. Shoqëria do të marrë masa ndaj të teseruarve të përfshirë, pavarësisht përgjegjësisë indirekte të palëve të interesuara. E, në të njëjtën kohë, personat që janë viktima të këtyre episodeve të dhunës do të bëjnë denoncim pranë organeve kompetente”.

I menjëhershëm pozicionimi i autoriteteve që hapën një hetim për rindërtimin e fakteve dhe identifikimin e autorëve. Vetë Capobianco, i kontaktuar me telefon konfirmoi: “Fatkeqësisht është një situatë për të ardhur keq dhe e përsëritur, që vazhdon prej muajsh. Si në rrjetet sociale ashtu edhe personalisht jam subjekt i kërcënimeve verbale. Puna mbërriti deri në këtë tentativë agresioni që më turbulloi shumë. Nuk e dëgjova me veshët e mi për shkak të atmosferës, por më thanë se ky prind më kërcënoi edhe se do të më priste kokën dhe do ta fuste në një valixhe, nëse djali i tij nuk hynte në lojë. E të mendosh se jemi vetëm në javën e dytë të kampionatit të moshave”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI